Si të dallojmë lëkurën e thatë nga ajo e dehidratuar?

Si të dallojmë lëkurën e thatë nga ajo e dehidratuar?

Në shikim të parë, lëkurë “e thatë” dhe “e dehidratuar” duken si dy fjalë për të përshkruar të njëjtën gjë. Por kur bëhet fjalë për kujdesin për lëkurën, ato janë shqetësime krejtësisht të ndryshme që shkaktohen nga faktorë të ndryshëm.
Ekziston një ndryshim i madh midis lëkurës së thatë dhe të dehidratuar, megjithatë të dyja kanë tendencën të japin pothuaj të njejtën ndjesi – thjesht e thatë. Sidoqoftë, kur lëkura juaj ndihet e thatë, në të vërtetë mund të jeni dehidratuar dhe keni nevojë për ujë.
Dallimi midis lëkurës së thatë dhe të dehidratuar është se lëkura e thatë është një lloj lëkure dhe lëkura e dehidratuar është një gjendje e përkohshme. Kjo do të thotë që ju mund të keni lëkurë të yndyrshme, të thatë ose të kombinuar, dhe ajo mund të dehidratohet përkohësisht.
Nëse keni lëkurë të thatë, do të thotë që ju mungon yndyra. Ju keni lindur në këtë mënyrë dhe jeni të thatë kudo tjetër në trupin tuaj, duke përfshirë duart, lëkurën e kokës dhe këmbët. Kur përdorni hidratues dhe locione, zakonisht ndodh që ato të përthithen mjaft shpejt.
Nëse keni një lëkurë të dehidratuar, lëkura juaj ka mungesë të ujit. Kjo mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh duke përfshirë make up-in, dietën, përdorimin e gabuar të produkteve kozmetike, apo edhe motin.
Për të kuptuar nëse lëkura është e dehidratuar apo e thatë, FarmaOn ka krijuar infografinë e dobishme më poshtë.

Si të trajtohet lëkura e thatë dhe ajo e dehidratuar?

Mbajtja e trupit të hidratuar me shumë ujë është gjithmonë një hap i mirë për të filluar, kur keni të bëni me lëkurë të thatë apo të dehidratuar. Pasi të përcaktoni se cilat janë shkaqet që e bëjnë lëkurën të jetë e thatë ose e dehidratuar, përditësoni rutinën për kujdesin e lëkurës me produktet e duhura.

Nëse mendoni se keni lëkurë të dehidratuar, përpiquni të identifikoni se çfarë ju dehidron dhe ta korrigjoni atë. Mund të jetë stili juaj i jetës, dieta jo e balancuar ushqimore, mjedisi që ju rrethon apo temperatura e ajrit.

Rekomandohet të shtoni ujë në lëkurë. Filloni të përdorni një serum hidratues me acid hialuronik, i cili mban 1000 herë më shumë ujë sesa pesha e tij – kjo do të shtojë një dozë të konsiderueshme hidratimi në lëkurë.

Dehidrimi i lëkurës është i përkohshëm dhe mund të lehtësohet me këshillat e mëposhtme.

  • Lani fytyrën me një pastrues të butë.

Mënyra më e mirë për të pastruar lëkurën e dehidruar është me një pastrues të butë shkumues dhe ujë të vakët për të larë papastërtitë, për të hidratuar lëkurën dhe për të mos lënë mbetje. Zgjidhni pastrues pa shtesa të ashpra kimike dhe aroma artificiale që mund t’i heqin lëkurës lagështinë.

  • Përdorni një serum me përmbajtje të acidit hialuronik.
    Acidi hialuronik është jashtëzakonisht efektiv në rimbushjen e lëkurës së dehidratuar. Ky përbërës i fuqishëm vepron si një magnet për ujin, duke ndihmuar qelizat tuaja ta mbajnë sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që lëkura të ndjehet dhe të duket e hidratuar, e bukur dhe e shëndetshme. Para se të aplikoni një serum hidratues me acid hialuronik, sigurohuni që lëkura të jetë pak e lagur.
  • Përfundoni rutinën me një krem ​​hidratues kundër moshës.
    Përdorni një krem ​​hidratues kundër moshës pas acidit hialuronik pasi jo vetëm që do të përforcojë vetitë hidratuese nga HA, por do të mbrojë lëkurën tuaj nga efektet tharëse të faktorëve stresues mjedisorë.
    Një locion esencial është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer, e mbushur me përbërës thellësisht hidratues dhe e pasur me antioksidantë që funksionojnë mrekullisht për lëkurën e dehidruar.

Nëse lëkura juaj është natyrshëm e thatë gjatë gjithë vitit dhe ka tendencë të rripet, ka shumë të ngjarë që nuk është dehidrimi i lidhur me motin që po shkakton thatësinë – lëkura juaj thjesht e ka të vështirë të ruajë ujin., pra klasifikohet si lëkurë e thatë.

Për këtë, ju do të duhet ta ushqeni atë, që të krijoni një shtresë mbrojtëse në sipërfaqe, për të ruajtur ujin dhe për të zbutur lëkurën. Një krem ​​ushqyes me teksturë të trashë ose vajore do të ndihmojë në parandalimin e largimit të ujit nga lëkura dhe, me formulën e duhur, do të siguroheni që lëkura të marrë lëndët ushqyese dhe ushqimin që i duhet gjatë gjithë kohës.


Këshillat e mëposhtme të kujdesit të lëkurës mund t’ju ndihmojnë të trajtoni dhe mirëmbani lëkurën e thatë:

  • Shmangni përdorimin e ujit të nxehtë
    Uji i nxehtë nuk është i këshillueshëm pasi ka tendencë ta thajë lëkurën, duke qenë se prish barrierat lipidike në lëkurë. Gjithashtu redukton edhe më shumë lagështinë.
  • Hidratoni
    Pas çdo dush ose larje fytyre, aplikoni një krem ​​ushqyes për fytyrën ose vaj në lëkurën tuaj të thatë, pasi bllokon lagështinë ekzistuese në lëkurën tuaj.
  • Eksfolioni
    Përdorni një pastrues të lehtë eksfoliant një herë në javë për të hequr shtresën e sipërme të qelizave të vdekura të lëkurës dhe për të ekspozuar një lëkurë më të re, me pamje më të shëndetshme.
  • Pini shumë ujë
    Ju duhet të përpiqeni të pini të paktën tetë deri në dhjetë gota ujë në ditë për të hidratuar siç duhet lëkurën tuaj.
  • Përdorni balsamin e buzëve
    Buzët e thata dhe të copëtuara mund të japin ndjesi kruajtëse dhe dhimbjeje. Një balsam i trashë dhe zbutës i buzëve, me përbërës që mbajnë lagështinë, do të mbrojë dhe qetësojë buzët tuaja.