Laboratori

 

“Farmaci Daja” që në fillimet e saj organizoi punën për funksionimin e laboratorit galenik. U krijua një ambient i veçantë në farmaci, i pajisur me të gjithë pajisjet e nevojshme dhe me rreth 60 lëndë të para e ndihmëse. Gradualisht, me kalimin e viteve u rritën kapacitetet, për t’iu përgjigjur kërkesave gjithnjë në rritje për përgatitje galenike.

Sot, në laboratorin tonë jemi në gjëndje të përmbushim kërkesat e ndryshme të shumë mjekëve specialistë, në bazë të recetës mjekësore dhe të përgatisim forma të ndryshme farmaceutike si pomada, kremra, tretësira ujore dhe alkoolike, ovule, supozitorë, mbushje kapsulash, përgatitje solucionesh sipas kërkesave të laboratorëve të analizave etj.

Prej disa vitesh bashkëpunojmë me Farmalabor, brendin prestigjioz italian, për sigurimin e pajisjeve teknike të laboratorit si, peshore farmaceutike me saktësi të lartë, kapsulatriçe (pajisje për fraksionimin e dozave të medikamenteve të ndryshëm dhe ambalazhimin e tyre në kapsula), përzierës magnetik, pH metër etj; dhe për lëndët e para farmaceutike.

Tashmë disponojmë rreth 170 lëndë të para dhe ndihmëse si kortizonikë, antibiotikë, antimykotikë, antihistaminikë etj.

Puna jonë mbështetet në literaturën bashkëkohore e në formularin farmaceutik. Punojmë me korrektesë e saktësi, si në përgatitjen e formave magjistrale, të përshkruara nga mjekët specialistë ashtu edhe në përgatitjen e formave oficinale, që mund t’i gjeni në çdo kohë pranë farmacive tona.

Ndër formulimet galenikë oficinalë përmendim:

  • Pomadën për të porsalindur që përdoret gjërësisht dhe vjen në dy forma; për përdorim të përditshëm në parandalimin e skuqjes Pomada për bebe dhe pasta në rast të irritimeve të lehta e pasuruar me oksid zinku Pastë për bebe.
  • Krem ushqyes për fytyrën, për lëkurë të thatë dhe shumë të thatë
  • Krem për duart
  • Pomadë kundër strijave,
  • Pomadë anti-hemorroidale dhe Pomadë anti-hemorroidale për përdorim në shtatzëni;
  • Pomadën për thembra
  • Pomadë anti-decubitus – për plagët te personat që qëndrojnë shtrirë;
  • Solucionin alkoolik kunder akneve,
  • Solucionin dhe pomadë kundër kallove e plot të tjera.
  • Pudër kundër variçelës
  • Pomadë antiscabia
  • Pomadë antiherpes
  • Formulimet më të rinj kozmetikë Daja Galenic që përfshijnë: Vit C 15% serum, Hyaluronic B5 serum, Retinol 0.4% xhel-krem dhe Allantoin xhel-krem.

Bli online formulimet tanë galenikë në FarmaOn.al

Për më shumë informacion, në lidhjet me përgatitjet dhe shumëllojshmërinë e tyre ju ftojmë t’i drejtoheni stafit tonë.