Nëse jeni prind, gjithçka që mund të mendoni është e ardhmja e fëmijës tuaj dhe si ta përmirësoni atë. Së pari dëshironi të siguroni një zhvillim të mirë për fëmijën, që të të rritet i fortë e i shëndetshëm, dhe së dyti, dëshironi një mjedis të sigurt për të dhe brezin që do të vijë. Për disa prindër, kjo nënkupton përdorimin e produkteve organike. Këto produkte të natyrës po bëhen gjithnjë e më shumë të rëndësishëm, për shumë arsye ku përveç shëndetit, janë edhe ruajtja e mjedisit dhe shqetësimet në lidhje me mirëqenien e kafshëve. Çdo gjë që nis … Lexo me shume
Dielli sjell shumë përfitime për të gjithë ne. Gjatë ekspozimit në diell organizmi fillon të sintetizojë vitaminën D, një vitaminë shumë e rëndësishme për organizmin, e cila mbështet funksionin normal të sistemit imunitar, forcon kockat, dhëmbët etj. Gjithashtu është vënë re që ekspozimi në diell përmirëson humorin dhe pakëson depresionin, pasi rrit nivelin e serotoninës. Por përveç anëve pozitive, ekspozimi në diell ka dhe anët negative. Ekspozimi i tepërt sjell dëmtime të pariparueshme në lëkurë. Më të rrezikuar për djegie nga dielli janë përsonat me lëkurë në ngjyrë më të çelët. Për këtë arsye rekomandohet që para çdo ekspozimi … Lexo me shume
Si lindi aromaterapia? Aromaterapia dhe historia e saj nisin shekuj më parë. Fise të ndryshme, qytetërime të ndryshme njihnin fenomenin e aromaterapisë dhe njohuritë dhe gjetjet e tyre gjejnë përdorim dhe sot. Bimët janë përdorur për kryerjen e ritualeve të ndryshme, në mjekësi, në parfumeri etj. Vetitë dhe karakteristikat e tyre në fillim u zbuluan rastësisht, më pas duke vëzhguar reagimin e kafshëve në situata të ndryshme kundrejt bimëve të ndryshme dhe në fund duke studiuar dhe njohur vetitë e tyre. Fillimisht bimët digjeshin, dhe tymi i tyre prodhonte një efekt të ri, të pazakontë, por tepër të pëlqyeshëm. … Lexo me shume
Në ditët e sotme ka filluar të përhapet dhe të përmendet kudo termi “SUPERUSHQIME”. Superushqimet nuk janë ushqime te reja. Eshtë thjesht një term, i përdorur sw fundmi për t’ju referuar disa ushqimeve me vlera tw larta ushqyese dhe për të treguar që këto ushqime janë të pasura me antioksidantë, fibra dhe acide yndyrore, të nëvojshme për mirëqenien e përgjithshme. Ky term i ri ka twrhequr vëmendjen e shumë njerëzve, të cilët po kërkojnë mënyra të reja për të përmirësuar shëndetin e tyre. Ana pozitive e gjithë kësaj është që disa ushqime të harruara, po fillojnë të rikthehen në … Lexo me shume
Diabeti është një sëmundje kronike, e zakonshme dhe shumë e përhapur. Njerëz në vende të ndryshme, me moshë dhe raca të ndryshme vuajnë nga diabeti. Diabeti është një sëmundje sa e thjeshtë, aq edhe e ndërlikuar dhe e vështirë. Ajo që çdo person diabetik duhet të dijë është që diabeti mund të trajtohet dhe çdo person i prekur mund të jetojë një jetë normale. Cfarë është diabeti? Diabeti është një sëmundje metabolike, gjatë së cilës niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalisht. Ushqimet që ne konsumojmë janë të shumta dhe të larmishme. Pjesa më e … Lexo me shume
Celuliti është një imperfeksion shumë i zakonshëm dhe i padëmshëm i lëkurës, që prek zakonisht femrat. Vërtet cilësohet si i padëmshëm, por është një fenomen stresues dhe shqetësues për shumë persona. Por çfarë është celuliti? Celuliti është një problematikë e lëkurës, që shfaqet kryesisht në zonën e barkut, në këmbë dhe në vithe. Shfaqet në formën e grumbullimeve të dhjamit që shkaktojnë një pamje të pakëndshme me gungëza dhe gropëza në lëkurë, (e njohur edhe si pamje e ngjashme me lëkurën e portokallit). Celuliti është i pranishëm në grada të ndryshme: Grada Zero – lëkurë e lëmuar, nuk shfaqen … Lexo me shume