Shërbime

Shërbime

Këshilla të personalizuara për barna e dermokozmetikë, përgatitje galenike, ekzekutim i recetave me rimbursim, skintest, matje e parametrave truporë etj.

Këto janë disa prej shërbimeve të ofruara nga stafi ynë profesionist, i cili falë përvojës shumë vjeçare dhe vëmendjes ndaj zhvillimeve të reja në fushën e farmaceutikës, i përgjigjet me efikasitet kërkesave e nevojave të klientëve.

  1. Konsulencë 

Staf ynë është kurdoherë i gatshëm për këshilla të personalizuara, jo vetëm për barnat, por edhe për integratorët ushqimorë, dermokozmetikën, të ushqyerit në varësi të patologjive të ndryshme, për nënat dhe të porsalindurit, të moshuarit etj. 

  1. Përgatitje galenike   

Në laboratorin galenik pranë farmacisë sonë mund të prodhohen përgatitje galenike në forma të ndryshme farmaceutike. Brenda 24 orëve, ne mund të realizojmë përgatesat e ndryshme, të rekomanduara me recetë nga mjekët specialistë. Përveç tyre, tek ne do të gjeni edhe shumë përgatesa të tjera si; pomadën për bebe, pomadën antihemorhoidale, pomadën për thembra, pomadën për plagët e krijuara tek personat që qëndrojnë shtrirë, solucionin alkoolik kundër akneve, përgatitje për gojën e plot të tjera. 

  1. Porosi online dhe dërgesë në adresë

 

Përmes FarmaOn.al ofrojmë produktet dhe shërbimet tona, jo vetëm në Tiranë, por kudo në Shqipëri dhe më gjerë.

FarmaOn.al është një platformë shitjeje online e produkteve parafarmaceutike, barnave OTC (që mund të merren pa recetë) dhe përgatitjeve galenike qe Farmaci Daja ofron. Klientët mund të marrin shërbim njësoj si në farmaci, duke komunikuar direkt me farmacistët tanë dhe duke përfituar nga ofertat dhe transporti në adresë, kudo në Shqipëri.

Nëse lundroni në FarmaOn.al mund të gjeni të gjithë produktet tanë (përveç medikamenteve që merrem me recetë në farmaci), të shoqeruar me foto dhe informacion të detajuar mbi përshkrimin, përbërësit dhe përdorimin, çmimin dhe ofertat e momentit.

Keni mundësi të krahasoni produktet, t’i filtroni ata sipas karakteristikave për të mbërritur më shpejt te produkti që po kërkoni.

Për një eksperiencë më të mirë blerjeje mund të shkarkoni edhe Aplikacionin FarmaOn në smartphone-in tuaj dhe të njoftoheni në kohë reale mbi ofertat dhe promocionet.

  1. Skintest – Analizë profesionale e lëkurës

Analizoni lëkurën tuaj dhe informohuni mbi nevojat dhe problematikat e saj.

Farmaci Daja është e pajisur me teknologjinë më të fundit  Soft FX –një aparaturë inovative që bën të mundur analizimin e plotë të lëkurës së fytyrës, dekoltesë, skalpit  dhe flokëve.

Teste që mund të realizihone gjatë një skintest-i:

 

Testet e lëkurës:

Hidratimi – Melanina – pH – Elasticiteti – Sebum (yndyra) – Pigmentimi (prania e njollave) – Rrudhat – Poret – Textura e lëkurës – Skuqja (prania e rosacea-s) – Keratina.

 

Testet e flokut:

Struktura e flokut  – Densiteti – Diametri i flokut – Zbokthi.

Pajisja ruan rezultatet në memorie dhe mundëson edhe krahasimin e rezultateve dhe imazheve me analizën e mëparshme. Në fund të testimit një raport i plotë gjenerohet me rezultatet, këshilla, komente, produktet dhe/ose trajtimet e sugjeruara, në varësi të rezultateve të përftuara.  Ky raport i vihet në dispozicion klientit i printuar, me email ose direkt në smartphone-n e tij (nëpërmjet Qrcode).

 

 

  1. Matje e vitaminave dhe minerale

Pranë farmacive Daja mund të realizoni matje të mineraleve dhe vitaminave nëpërmjet pajisjes VitaStiq Pro. Matje e shpejtë, nëpërmjet elektrodave, pa dhimbje, pa gjak, vetëm me prekje.

Kjo analizë jep një panoramë të përafërt të nivele të vitaminave dhe mineraleve në organizëm (pa treguar vlera të sakta), duke përcaktuar nëse niveli për një vitaminë të caktuar është nën normë, pra ka mungesë apo brenda parametrave normalë.

 

  1. Kontratë me FSDKSh-në  

Farmaci “Daja” dhe Farmaci “Daja 2” janë të pajisur me kontratë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), duke mundësuar ekzekutimin e të gjitha llojeve të recetave me rimbursim, për të gjithë kategoritë e pacientëve. 

 

  1. Matje e presionit arterial

Ju ndihmojmë të kontrolloni dhe monitoroni presionin arterial, nëpërmjet pajisjeve të sakta dhe të besueshme dhe të njiheni me vlerat e tij, rrahjeve të zemrës, praninë ose jo të aritmisë etj. 

          

  1. Matje e glicemisë. – Analizë gjaku e shpejtë dhe pa dhimbje.  

Nëpërmjet një pike gjaku të marrë në gisht, me një shpim sipërfaqësor, pranë farmacive tona mund të njiheni me vlerën e glicemisë (niveli i glukozës në gjak), parametër i rëndësishëm për diagnostikimin dhe monitorimin e sëmundjes së diabetit. Kjo analizë këshillohet të kryhet esëll në mëngjes dhe/ose 2 orë pas ngrënies. 

 

  1. Matje e peshës trupore 

 

Nëpërmjet peshores elektronike, bëhet matje e peshës, gjatësisë, llogaritje e indeksit trupor-BMI dhe peshës ideale.

BMI-(Body Mass Index) është një parametër që rrjedh nga raporti i peshës me gjatësinë në katror të një individi. Ai tenton të kuantifikojë masën (muskuj, ind dhjamor dhe kocka) e një individi dhe ta kategorizojë atë si nënpeshë, peshë normale, ideale ose mbipeshë.