Të qenit farmacist në familjen Daja nuk është thjesht një profesion, por edhe një pasion i trashëguar në breza. I pari që e nisi traditën ishte Mati’ Daja, për të vijuar më pas me djalin, z. Kolec Daja dhe bashkëshorten e tij, motrën Flora Gazulli, dy djemtë e z. Kolec, bashkëshortet e tyre dhe dy mbesa e dy nipër të tij. E para ndër farmacitë që nisi punën në dhjetor të vitit 1997 ishte Farmaci “Daja”, nën drejtimin e farmacistit me përvojë z. Kolec Daja. Me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e farmaceutikës, si në farmaci, në laborator ashtu edhe në drejtim, ai iu përkushtua krijimit dhe ngritjes së farmacisë, duke ofruar një shërbim profesional dhe duke punuar për zgjerimin e vazhdueshëm të gamës së produkteve të ofruara, krahas medikamenteve mjekësore.
Që në fillimet e saj, farmacia kishte laboratorin e saj galenik, një ambient i veçantë i pajisur me aparaturat e nevojshme, lëndët e para e ndihmëse për prodhimin e përgatesave të ndryshme galenike; si kremra, pomada, solucione, ovule, pluhura etj.
Pasioni, profesionalizmi dhe puna e palodhur bënë të mundur që farmacia të rritej shpejt, e të krijonte emrin dhe klientët e besuar.
Në gusht të vitit 2009 u hap Farmaci “Daja 2”, nën drejtimin e z. Donald Daja.
Sot, farmacitë Daja kanë një staf prej 17 farmacistësh të kualifikuar dhe falë gamës së gjerë të produkteve e shërbimeve të ofruara, profesionalitetit dhe seriozitetit janë kthyer në një pikë referimi për shumë banorë të Tiranës dhe më gjerë.
Krahas medikamenteve, Farmacitë“Daja”ofrojnë një gamë të gjerë produktesh të tilla si; produkte dermokozmetike, ortopedike, për fëmijë dhe nëna, produkte për flokët, për një higjienë të mirë, integratorë të ndryshëm dhe medikamente bimore, produkte për persona që merren me aktivitet fizik, aparate mjekësorë etj. Ndër shërbimet që ofrohen, përveç konsulencës, janë edhe përgatitjet galenike, tregtimi i barnave me rimbursim si dhe matjet e disa parametrave mjekësorë (glicemi, presion arterial, peshë trupore etj).


Kolec DAJA
Themelues, Administrator & Drejtues teknik.
- Flora GAZULLI – Farmaciste
- Gentian DAJA – Farmacist
- Lindita ALIMEHMETI – Farmaciste
- Raimond DAJA – Farmacist
- Iris ALIMEHMETI – Farmaciste
- Kristina NDREU – Farmaciste
- Blina JAUPLLARI – Farmaciste
- Ines MAMILLA – Farmaciste
- Egi ZENELAJ – Farmaciste
Donald DAJA
Administrator & Drejtues teknik
- Ina BULKU – Farmaciste
- Alma HASKO – Farmaciste
- Enxhi ANDREA – Farmaciste
- Xheni XHEVAIRI – Farmaciste
- Zhivjanka RRIDO – Farmaciste
- Jona BRINJA – Farmaciste
- Tomas SPAHIU – Farmacist
- Lidjela SHUMKA – Farmaciste
- Mimoza TODORI – Farmaciste
- Tea MIHO – Farmaciste
- Noada SELAMI – Konsulente Bukurie
- Elma ZAKA – Konsulente Bukurie