Celulit? Ja si ta eleminoni

Celulit? Ja si ta eleminoni

Celuliti është një imperfeksion shumë i zakonshëm dhe i padëmshëm i lëkurës, që prek zakonisht femrat. Vërtet cilësohet si i padëmshëm, por është një fenomen stresues dhe shqetësues për shumë persona.

Por çfarë është celuliti?

Celuliti është një problematikë e lëkurës, që shfaqet kryesisht në zonën e barkut, në këmbë dhe në vithe.
Shfaqet në formën e grumbullimeve të dhjamit që shkaktojnë një pamje të pakëndshme me gungëza dhe gropëza në lëkurë, (e njohur edhe si pamje e ngjashme me lëkurën e portokallit).

Celulit vs lëkurë normale

Lëkurë normale vs lëkurë me celulit

Celuliti është i pranishëm në grada të ndryshme:

  1. Grada Zero – lëkurë e lëmuar, nuk shfaqen gropëzime kur ushtrohet presion.
  2. Grada e parë – lëkura është e lëmuar si kur qëndroni në këmbë, ashtu dhe kur jeni ulur apo në pozicionin shtrirë, por shfaqen gropëzime kur ushtrohet presion.
  3. Grada e dytë – lëkura është e butë kur jeni në pozicionin shtrirë, por krijohen gropëza dhe vijëzime kur qëndroni në këmbë.
  4. Grada e tretë – gropëzat dhe vijëzimet shfaqen si kur qëndroni shtrirë, ashtu dhe kur jeni në këmbë.
Celuliti- gradat e tij
Gradat e celulitit

Cilët janë faktorët që çojnë në formimin e celulitit?

Nuk dihet akoma shkaktari kryesor i celulitit, por njihen një sërë faktorësh të cilët ndikojnë pozitivisht në shfaqjen e tij:

  1. Faktorët hormonalë dhe mosha – estrogjeni, insulina, noradrenalina, hormonet e tiroides dhe prolaktina marrin pjesë në proçeset e formimit të qelizave. Kur niveli i estrogjenit ulet, ulet fluksi i gjakut në indin lidhor, ulet niveli i oksigjenit dhe prodhimi i kolagjenit, kurse numri i qelizave dhjamore shtohet.
    Me kalimin e viteve, lëkura humbet elasticitetin dhe bëhet më e hollë. Si pasojë, rritet mundësia që të shfaqet celuliti.
  2. Faktorët gjenetikë – janë përgjegjës për proçeset metabolike dhe gjithashtu për shpërndarjen e masës dhjamore. Si rrjedhojë ndikojnë dhe tek shfaqja ose jo e celulitit.
  3. Dieta ushqimore dhe stili i jetesës – njerëzit që konsumojnë ushqime të pasura me karbohidrate, yndyrna dhe kripë janë më të prirur për të pasur celulit.
  4. Duhanpirja, mungesa e aktivitetit të rregullt fizik, qëndrimi në të njejtin pozicion për një kohë të gjatë ndikojnë pozitivisht në shfaqjen e celulitit.
  5. Shtatzënia – ka raste kur celuliti shfaqet për herë të parë gjatë periudhës së shtatzënisë.

Si ta eleminojmë celulitin?

Askush nga ne nuk mund të kthehet mbrapsht në kohë. Ne nuk mund të ndryshojmë moshën tonë dhe as ndryshimet që pëson lëkura me kalimin e viteve.

Mund të përpiqemi të mirëmbajmë trupin tonë, për të penguar krijimin e celulitit ose nëse e kemi të punojmë për ta minimizuar atë.

Ja disa këshilla të vlefshme në “luftën” kundër celulitit.

Së pari: Dieta ushqimore

Shmangni pijet me gaz dhe konsumoni sa më shumë ujë (1.5 litër në ditë). Mos përdorni shumë vaj në gatimet tuaja dhe eleminoni ushqimet e skuqura. Konsumoni shumë fruta dhe perime.

Së dyti: Aktiviteti fizik

Gjeni kohë në përditshmërinë tuaj për t’u marrë me aktivitet fizik. Mund të shkoni në palestër, mund të vraponi, mund të bëni ushtrime në shtëpi, mund të ngisni biçikletën, apo të ushtroni sportin tuaj të preferuar.

Zgjidhni çfarë ju pëlqen më shumë dhe bëjeni.

Si të reduktoni celulitin
Si të reduktoni celulitin

Së treti: Përdorni produkte farmaceutike

Sapo shfaqen shenjat e para të celulitit, instiktivisht drejtohemi në farmaci për të marrë një krem kundër-celulitit. Përdorimi i këtyre kremrave rrit elasticitetin e lëkurës dhe e tonifikon atë. Një ndër përbërësit më të njohur të kremërave kundër celulitit është kafeina. Ajo vepron si diuretik dhe rrit qarkullim e gjakut në zonën ku aplikohet.

Në ditët e sotme, krahas përdorimit të kremrave kundër celulitit, po vihet re një shtim i përdorimit të streçeve anti-celulit. Kjo është një metodë tepër efektive dhe e thjeshtë.

Guam strece anticelulit

Disa nga produktet për trajtimin e celulitit që mund të blini online në FarmaOn i gjeni nëse klikoni këtu.

Kur dieta ushqimore, aktiviteti fizik dhe kremrat kozmetikë nuk japin ndonjë efekt pozitiv në pakësimin dhe eleminimin e celulitit është e nevojshme konsulta me një mjek dermatolog.

Mjeku mund të shohë të arsyeshëm përdorimin e proçedurave specifike estetike mjekësore për të pakësuar celulitin.

Disa nga proçedurat më të përdorura janë:

  1. Kriolipoliza– është një proçedurë joinvazive, e cila ngrin qelizat dhjamore në lëkurë. Kjo bën që ato të shpërbëhen dhe të eleminohen nga organizmi.
  2. Ultratingujt – është një metodë joinvazive, e cila përdor tingujt për të shënjestruar dhe eleminuar dhjamin në zonën e barkut dhe kofshëve.
  3. Cellfino – është një proçedurë joinvazive. Konsiston në përdorimin e një shiringe për të shpërbërë masën dhjamore në brendësi të lëkurës.
  4. Karboxiterapia– është një metodë joinvazive e cila synon futjen nënlëkurë të sasive të dioksidit të karbonit. Kjo, çon në rritje të fluksit të gjakut dhe në shtim të sintezës së kolagjenit. Mund të përdoret në të gjitha pjesët e lëkurës ku ka celulit.