Qime nën lëkurë? Ja, si mund t’i parandalojmë!

Qime nën lëkurë? Ja, si mund t’i parandalojmë!

Qimet nën lëkurë krijohen kur një qime e hequr nëpërmjet briskut ose piskatores rritet përsëri, por kësaj rradhe nën lëkurë. Kjo mund të shkaktojë inflamacion (enjtje, skuqje), dhimbje dhe gunga të vogla në zonën ku u hoqën qimet. Qimet nën lëkurë janë një gjendje e zakonshme që ndodh gati pas çdo depilimi.
Tek meshkujt zakonisht shfaqen në zonën e mjekrës, duke përfshirë faqet dhe qafën. Mund të shfaqen gjithashtu edhe në lëkurën e kokës, tek personat që rruajnë kokën. Zona të tjera të zakonshme për qimet nën lëkurë,sidomos tek femrat janë sqetullat, zona pubike dhe këmbët.


Kur krijohet një qime nën lëkurë, mund të vëreni gunga të vogla të rrumbullakëta, të quajtura papula, ose gunga të vogla, të mbushura me qelb, të quajtur pustula. Në disa raste, lëkura rreth qimeve të rrënjosura mund të bëhet më e errët. Kjo njihet si hiperpigmentim.

Ju gjithashtu mund të përjetoni dhimbje ose kruarje.

Disa persona mund të jenë më të prirur për të patur një fenomen të tillë. Për shembull, njerëzit me flokë të trashë dhe kaçurrelë kanë tendencë të kenë qime nën lëkurë, më shpesh sesa njerëzit me flokë të hollë dhe të drejtë. Kjo ndodh veçanërisht në zonën pubike, ku qimet kanë tendencë të jenë më të trasha.

Si mund ti parandalojmë?

Për të ndihmuar në parandalimin e qimeve nën lëkurë, shmangni sa më shumë përdorimin e briskut dhe makinës depiluese.

Nëse nuk keni mundësi të tjera depilimi, përdorni këto këshilla për t’i shmangur qimet nën lëkurë:

  1. Lani lëkurën tuaj me ujë të ngrohtë dhe një pastrues të butë para depilimit.
  2. Aplikoni kremin apo xhelin për depilim disa minuta përpara depilimit, për të zbutur qimet. Ose vendosni një kompresë të ngrohtë.
  3. Përdorni një brisk të mprehtë sa herë që depiloheni.
  4. Mos e tërhiqni lëkurën gjatë depilimit.
  5. Përdorni briskun ose makinën depiluese në drejtim të rritjes së qimeve.
  6. Shpëlani briskun pas çdo veprimi.
  7. Shpëlani lëkurën dhe aplikoni locion ose krem pas depilimit. Mos u mjaftoni me hidratues të thjeshtë. Ju mund të përdorni produkte të cilat janë me veprim keratolitik apo dhe produkte me përmbajtje retinoidesh.

Gjithashtu, metodat e mëposhtme të depilimit gjithashtu mund të ndihmojnë në parandalimin e krijimit të qimeve nën lëkurë:

Kujdes përdorimin e depiluesit elektrik:
Nëse ju përdorni këtë metodë depilimi, shmangni vendosjen më të afërt të kokës së depilatorit me lëkurën. Mbajeni kokën e depilatorit larg nga lëkura.


Tregoni kujdes në përdorimin e kremërave/shkumave depiluese!

Kimikatet në produktet për heqjen e flokëve (depilatoret) mund të irritojnë lëkurën dhe folikulin e qimes, kështu që së pari testoni produktin në një zonë të vogël.

Eksfolioni zonën e depiluar!

Papastërtia, yndyra dhe qelizat e vdekura të lëkurës mund të bllokojnë gjëndrat e qimeve, ndaj eleminimi i tyre mund të trajtojë dhe të ndihmojë në parandalimin e qimeve nën lëkurë. Eksfolimi para depilimit mund të ndihmojë. Pastroni zonën që doni të depiloni me një larës trupi exfoliues, për të ndihmuar në heqjen e papastërtive dhe për të zhbllokuar poret. Eksfolimi nga ana tjetër pastron butësisht qelizat e vdekura të lëkurës që grumbullohen në sipërfaqe të lëkurës. Kjo shtresë e qelizave të vdekura mund të bllokojë qimet e reja brenda folikulave, duke bërë që ato të rriten përbrenda. Gjithashtu, eksfolimi i butë nganjëherë është i mjaftueshëm për të tërhequr qimet e rrumbullakëta lart dhe jashtë lëkurës, ku ato mund të rriten siç duhet.

Ja disa produkte eksfojuese për trupin:

Çfarë duhet të kemi parasysh në rast inflamacioni?

Nëse një qime nën lëkurë ju jep ndjesi kruarjeje ose infektohet, dermatologu mund të bëjë një prerje të vogël me një gjilpërë sterile për ta hapur atë. Gjithashtu mund të përshkruajnë medikamente të tilla si:

  • Pomadë me përmbajtje steroide për aplikim lokal e cila lehtëson enjtjen dhe acarimin
  • Retinoide (Retin-A) për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës dhe për të reduktuar ndryshimet e pigmentit të lëkurës.
  • Antibiotikë që mund t’i merrni në rrugë orale ose ose pomade me të njejtën përmbajtje për përdorim lokal për të trajtuar infeksionin.