Psoriaza është një sëmundje e lëkurës, që bën që qelizat e lëkurës të shumohen deri në 10 herë më shpejt se normalisht. Shfaqet kryesisht në skalp, bërryla, gjunjë, shpinën e poshtme dhe pjesë të tjera të trupit, duke krijuar formacione jo normale në lëkurë që zakonisht janë të kuqe, me luspa dhe shfaqin ndjesinë e kruarjes.
Pomadë e yndyrshme që përhapet lehtë në lëkurë. Zbut dhe qetëson lëkurën që në aplikimet e para.
Përbërësi kryesor aktiv është deksametazoni, i cili ka veti të fuqishme anti-inflamatore. Mund të ngadalësojë hiperprodhimin e qelizave të lëkurës, duke zvogëluar shfaqjen e lezioneve psoriatike në lëkurë dhe lehtësimin e ndjesisë së kruarjes.
Acidi salicilik është një agjent keratolitik, i cili ndihmon në pakësimin e luspave të zonave të prekura nga psoriaza, duke eksfoljuar shtresat e jashtme të lëkurës.
Formulim i pasur me vaj bajame të ëmbël, vitaminë E dhe përbërës të tjerë hidratues që ushqejnë, zbutin dhe krijojnë një shtresë mbrojtëse në lëkurë, e cila nuk lejon largimin e ujit, duke siguruar hidratim në thellësi të zonave të prekura dhe reduktim të thatësisë.
Klikoni këtu nëse dëshironi ta porosisni online.