Solucion kundër kallove

Solucion kundër kallove

Kallot janë lëkurë e ashpërsuar, e formuar si pasojë e presioneve të vazhdueshme që ushtrohen ne një zonë specifike të lëkurës ose, irritimit të vazhdueshëm.
Veshja e këpucëve të parehatshme p.sh është një faktor që mund të çojë në formimin e kallove.
Zonat më të shpeshta ku formohen kallot janë këmbët dhe duart.
Në pjesën më të madhe të rasteve kallot nuk shoqërohen me dhimbje.

Kallot zakonisht nuk janë të dëmshme.
Diabetikët ose personat që kanë probleme me qarkullimin e gjakut duhet të kenë kujdes me menyrën si trajtojnë kallot, pasi kanë rrezik më të madh për shfaqjen e komplikacioneve.

Solucioni për kallo nga laboratori jonë është formuluar me qëllim trajtimin dhe largimin e kallove.
Acidi salicilik, i pranishëm në formulim, largon gradualisht lëkurën e vdekur sipërfaqësore dhe nxjerr në pah lëkurën e lëmuar.
Formulimit i është shtuar dhe acidi laktik, që vepron në sinergji me acidin salicilik, për të larguar shtresat e vdekura sipërfaqësore të lekurës.

Indikohet vetëm për përdorim të jashtëm.
Të mos përdoret në plagë apo lëkurë të dëmtuar.
Shmangni kontaktin me sytë.
Të mbahet larg fëmijëve.
Të mos përdoret nëse jeni alergjikë nga ndonjëri prej përbërësve të pranishëm në formulim.

Të ruhet në shishe të mbyllur mirë, në vend të freskët, pa dritë dhe larg zjarrit.
Të përdoret deri 6 muaj pas hapjes.

Klikoni këtu nëse dëshironi ta porosisni online.