Pudër kundër variçelës

Pudër kundër variçelës

Pudër për trajtimin lokal të simptomave në lëkurë të sëmundjes së variçelës, (lia e dhenve).

Qetëson kruarjen, ndihmon në përtharjen e flluskave të ujshme, karakteristikë e sëmundjes dhe parandalon infeksionin.

Formuluar me:

  • Oksid zinku– qetëson irritimin, ndihmon rigjenerimin e lëkurës dhe parandalon infeksionet;
  • Anestezinë – anestestik që qetëson dhimbjen dhe ndjesinë e kruarjes;
  • Neomicinë – antibiotik që parandalon infeksionet bakteriale në lëkurë;
  • Mentol – freskon dhe qetëson.

Përdorimi i pudrës në trajtimin e variçelës ndihmon në momentin çarjes së flluskave, duke përtharë lëngun që del prej tyre. Në këtë mënyrë izolon virusin dhe nuk lejon përhapjen e infeksionit në pjesë të shëndosha të lëkurës apo në persona të tjerë të shëndetshëm.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë. Të përdoret deri 6 muaj pas hapjes.

Klikoni këtu nëse dëshironi ta porosisni online.