Pomadë anti-herpes

Pomadë anti-herpes

Herpesi është një infeksion i zakonshëm, që mund të trajtohet por nuk kurohet.
Shenjat e para të shfaqjes së herpesit janë kruarja dhe djegia në zonën ku do shfaqet.

Herpesi trajtohet kryesisht me medikamente antivirale (aciklovir).
Ekzistojnë një sërë pomadash/kremërash me aciklovir për trajtimin lokal të herpesit.

Përgatitja jonë galenike është formuluar për herpesin e lëkurës.
Krahas aciklovirit përmban dhe deksametazon dhe mentol.
Deksametazoni ul inflamacionin.
Mentoli pakëson kruarjen dhe jep një ndjesi freskie në lëkurë.

Indikohet vetëm për përdorim të jashtëm.
Të mbahet larg fëmijëve.
Të mos përdoret nëse jeni alergjikë nga ndonjëri prej përbërësve të pranishëm në formulim.

Të ruhet në vend të freskët, në temperaturë deri 25°C.
Përdoret deri në 6 muaj mbas hapjes.

Klikoni këtu nëse dëshironi ta porosisni online.