Përgatesë për gojën 2

Përgatesë për gojën 2

Nuk janë të pakta rastet kur kemi të bëjmë me ulçeracione të kavitetit oral ose siç quhen ndryshe afte.
Aftet nuk krijojnë shqetësime për shëndetin.
Aftet janë të dhimbshme, sidomos gjatë konsumimit të ushqimit ose lëngjeve.

Aftet mund të shkaktohen nga:

  • infeksionet virale;
  • infeksionet bakteriale;
  • infeksionet mykotike;
  • nga disa medikamente;
  • nga substanca të caktuarar kimike.

Aftet nuk kanë gjithmonë nevojë për trajtim.
Për një periudhe 1 ose 2 javore ato largohen dhe pa trajtim.
Në rastet kur kanë kaluar 3 javë dhe aftet nuk janë larguar akoma, rekomandohet konsulta me nje mjek.
Ekzistojnë një sërë trajtimesh lokale për aftet, me qëllim përmirësimin e simptomave.
Një ndër to është dhe përgatitja galenike e Farmaci Daja.

Përmban:

  • një substancë antimykotike (nistatina),
  • një substancë antimikrobike (metronidazoli);
  • një anestetik lokal (anestezina);
  • një antiseptik (glicerine borax).

Formulim efikas në trajtimin e afteve.
Indikohet për përdorim lokal.
Të mbahet larg fëmijëve.
Të mos përdoret nëse jeni alergjikë nga ndonjëri prej përbërësve të pranishëm në formulim.

Ruhet në temperaturë 2-8° C.
Të përdoret deri 3 muaj pas hapjes.

*Vëmendje! Ky produkt mund të transportohet vetëm në Tiranë, jo në qytete të tjera, për shkak të kushteve specifike të ruajtjes.

Klikoni këtu nëse dëshironi ta porosisni online.