Psoriaza është një patologji e përhapur në të gjithë botën dhe ka një ndikim negativ në jetët e njerëzve që prek. Ajo është një sëmundje e zakonshme, kronike e lëkurës, thonjve dhe artikulacioneve, që nuk ka SHKAKtë njohur dhe as KURË. Mund të shfaqet tek femrat dhe meshkujt e çdo moshe.
Psoriaza shfaqet kur qelizat e lëkurës fillojnë të zëvëndësohen më shpejt se zakonisht. Qelizat e lëkurës normalisht zëvëndësohen çdo 3-4 javë. Tek njerëzit me psoriazë, ky proçes ndodh çdo 3-4 ditë. Kjo kohë nuk është e mjaftueshme që qelizat të jenë në gjendjen e tyre normale, çka shkakton në sipërfaqe të lëkurës disa si petëza të irrituara, të kuqe si në gri.
Psoriaza nuk është një sëmundje ngjitëse, pra nuk transmetohet nga një person i prekur te të tjerët.
Pse shfaqet psoriaza?
Pavarësisht studimeve të shumta, deri sot nuk njihet akoma se cili është shkaktari kryesor i psoriazës, por mendohet se vjen si pasojë e një keq-funksionimi të sistemit imunitar.
Sistemi imunitar në gjendje normale “lufton” mikro-organizmat e huaj që hyjnë në organizëm, ndërsa te njerëzit me psoriazë “lufton” gabimisht qelizat e organizmit.
Psoriaza është një sëmundje gjenetike, pra nëse dikush në familjen tuaj vuan nga psoriaza ekziston mundësia që edhe ju të prekeni nga kjo sëmundje në një momënt të caktuar të jetës.
Format e psoriazës
Psoriaza shfaqet në disa forma:
- Plaque psoriaza është forma më e zakonshme e psoriazës.
Lëkura enjtet, skuqet dhe fillojnë të shfaqen petëza të bardha. Petëzat mund të djegin dhe të krijojnë ndjesinë e kruarjes. Zona ku shfaqet më shpësh janë: brrylat, gjunjët, skalpi dhe fundshpina.
- Guttate psoriaza është një formë e psoriazës që paraqitet me pika të vogla, të kuqe në lëkurë. Shfaqet zakonisht në krah, kofshë dhe skalp.
- Psoriaza inverse shfaqet në zonat ku lëkura ‘prek’ lëkurën (sqetull, zona genitale, lëkura nën gjoks). Karakterizohet nga prania e petëzave me ngjyrë të kuqe të ndezur që dhëmbin.
- Psoriaza pustulare është një formë e rrallë e psoriazës. Shfaqet si pasojë e një reaksioni alergjik ndaj një infeksioni, medikamenti, gjendjeje stresi apo dhe ndaj kimikateve. Shkakton shfaqjen e njollave të kuqe dhe të inflamuara në lëkurë.
- Psoriaza e skalpit shfaqet në skalp, në pjesën e pasme të kokës dhe në qafë. Karakterizohet nga prania e petëzave të bardha në gri.
- Psoriaza e thonjve -ndodh më shpesh të personat që vuajnë nga artriti psoriatik (që prek artikulacionet) dhe shfaqet me simptoma si: thonj të butë e të dhimbshëm, ndarje e thoit nga shtrati i tij, ndryshim i ngjyrës (e verdhë në kafe) etj.
- Artriti psoriatik. Është një gjendje ku përsoni është i prekur edhe nga psoriaza, edhe nga artriti (inflamacion të kyçeve). Në pjesën më të madhe të rasteve, njerëzit kanë psoriazë për rreth 10 vjet para se t’ju shfaqet artrit psoriatik. Rreth 90% e personave të prekur nga kjo patologji gjithashtu vuajnë edhe nga psoriaza e thonjve.
Simptomat përfshijnë dhimbje dhe ngurtësim të kyçeve që shfaqen më shumë në mëngjes, enjtje e gishtave të duarve dhe këmbëve, nxehtësi në kyçe etj.
Në cilat raste gjendja
e një personi që vuan nga psoriaza përkeqësohet?
Ka disa situata të cilat mund të përkeqësojnë simptomat e psoriazës. Përmendim:
- Një dëmtim i lëkurës si p.sh një e prerë, e çarë, bërja e një tatuazhi etj.
- Çrregullime të sistemit imunitar.
- Alkooli.
- Duhanpirja.
- Stresi.
- Ndryshimet hormonale.
- Disa medikamente si: litiumi, ACE-inhibitorët dhe antimalarikët.
- Moti.
- Reaksionet alergjike.
- Infeksionet e fytit të shkaktuara nga streptokoku.
Trajtimi për psoriazën
Simptomat e psoriazës janë të ndryshme në njerëz të ndryshëm, prandaj trajtimi ndryshon nga një individ te tjetri. Mjeku juaj do të përshkruajë medikamentet e nevojshme vetëm pas një konsulte të detajuar, me pyetje lidhur me gjendjen tuaj shëndetësore, historikun familjar dhe pasi ka bërë ekzaminimin përkatës.
Qëllimi është të ndalohet rritja e shpejtë e qelizave dhe të largohen petëzat e krijuara në sipërfaqe të lëkurës.
Nuk ka kurë për psoriazën, por me trajtimin e duhur njerëzit mund të kontrollojnë simptomat dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës.
Trajtimi mund të kalojë në disa stade:
- Terapia lokale (krem/pomadë/locion).
- Terapia me rrezatim.
- Përdorimi i medikamenteve orale.
- Përdorimi i medikamenteve në formë injeksioni.
Terapia lokale Përfshin:
- Kortikosteroidët si hidrokortizoni, triamcinoloni ose klobetazoli. Mund të gjenden në formën e kremrave, pomadave ose locioneve. Përdorimi i përditshëm mund të shkaktojë hollim të lëkurës dhe si rrjedhojë lëkura bëhet më e ndjeshme. Përdorimi i kortikosteroidëve për një kohë të gjatë mund të pakësojë efikasitetin e tyre.
- Analogët e vitaminës D pakësojnë rritjen qelizore. Mund të përmendim calcitriolin dhe calcipotrienin. Është vënë re që calcitrioli shkakton më pak irritim se calcipotrieni.
- Inhibitorët e calcineurinës si tacrolimusi dhe pimecrolimusi kanë veti të pakësojnë inflamacionin dhe të ngadalësojnë formimin e petëzave në sipërfaqe të lëkurës. Por, këto medikamente nuk duhet të përdoren për kohë të gjatë.
- Acidi salicilik është agjent keratolitik. Pakëson petëzat e krijuara në sipërfaqe të lëkurës.
- Katrani i qymyrit pakëson petëzat, kruarjen dhe inflamacionin. Duhet të përdoret me kujdes, pasi mund të irritojë lëkurën dhe të njollosë rrobat. Ka gjithashtu dhe një aromë të pakëndshme.
- Antralina pakëson rritjen qelizore dhe largon petëzat. Mos e përdorni në fytyrë ose në zonën intime pasi shkakton irritim.
Laboratori ynë mundohet të jetë sa më pranë problematikave të pacientëve dhe për këtë arsye një nga përgatesat tona galenike është edhe Pomada antipsoriatike. Përhapet lehtësisht në lëkurë. Përmirësimin e shihni që me aplikimet e para.
Pomada përmban deksametazon (përbërësi kryesor aktiv), me veti anti-inflamatore të forta. Ai ndalon rritjen e shpejtë të qelizave, zvogëlon shfaqjen e lezioneve psoriatike në lëkurë dhe pakëson kruarjen.
Acidi salicilik është një agjent keratolitik, i cili ndihmon në pakësimin e petëzave të shfaqura në lëkurë.
Pomada përmban vaj bajameje të ëmbël dhe vitaminë E me veti hidratuese, që ushqejnë, zbusin dhe krijojnë një shtresë mbrojtëse në lëkurë që nuk lejon largimin e ujit. Kjo mundëson hidratim të lëkurës në shtresat më të thella si dhe reduktim të thatësisë.
Terapia me rrezatimështë zgjedhje e parë në rastet e një pacienti psoriatik në gjendje të moderuar, të rëndë ose në rastet kur terapitë e tjera nuk kanë dhënë rezultat. Përveç benefiteve dhe aspekteve positive përdorimi për një kohë të gjatë i saj, mund të rrisë rrezikun për kancer të lëkurës.
Terapia me rrezatim nënkupton përdorimin e rrezeve ultravjollcë për pakësimin e madhësisë dhe ndjesisë së kruarjes që shkaktohet nga petëzat. Në disa raste mund t’i zhdukë ato plotësisht.
Terapia me rrezatim nuk e kuron psoriazën, por mund të ndihmojë personat e prekur ta menaxhojnë më mirë këtë sëmundje si dhe mund të përmirësojë cilësinë e jetës.
Terapia orale dhe ajo me medikamente në formë injeksioni përshkruhen në raste të psoriazës mesatare deri të rëndë, ose kur trajtime të tjera nuk kanë funksionuar. Për shkak të potencialit për efekte të rënda anësore, këto medikamente përdoren për periudha të shkurtra dhe mund të alternohen me trajtime të tjera. Disa nga medikamentet më të përdorura janë kortikosteroidët, retinoidet, metotreksati, ciklosporina etj.