Formulim në trajtë xhel-kremi, më përbërës aktiv retinolin.
Targeton të gjithë shenjat e moshës (njollat, rrudhat), duke njëtrajtësuar tonin dhe teksturën e lëkurës. Ndihmon në trajtimin e akneve.
Çfarë është retinoli?
Retinoli është një formë e vitaminës A me shumë përdorime në kujdesin e lëkurës.
Retinoli vepron në lëkurë duke rritur prodhimin (proliferimin) e qelizave të lëkurës dhe duke nxitur prodhimin e kolagjenit. Kjo ndihmon në reduktimin e linjave të holla & rrudhave dhe pakësimin e njollave të errëta. Vepron gjithashtu në zhbllokimin e poreve, duke reduktuar krijimin e pikave të zeza dhe akneve.
Retinoli ushtron efekt eksfoljues, duke larguar qelizat e vdekura në sipërfaqe të lëkurës, gjë që përmirëson teksturën e lëkurës, dhe i dhuron asaj një pamje më të freskët.
*Nevojiten disa javë për të vënë re efektet pozitive të retinolit. Në fillim të trajtimit mund të shfaqen efekte të tilla si skuqje, djegie, kruarje dhe acarim i lëkurës, të cilët zbehen gradualisht me kalimin e kohës. Për këtë rekomandohet të fillohet me aplikim çdo 3 ditë në javët e para, për të kaluar më pas në mënyrë graduale në përdorim të përnatshëm.
Klikoni këtu nëse dëshironi ta porosisni online.