Minoxidil Shkumë 2%

Minoxidil Shkumë 2%

Minoxidili bën pjesë në grupin e barnave për përdorim dermatologjik.
Indikohet në trajtimin simptomatik të alopecisë androgjenike (rënia e tepërt e flokëve tek meshkujt).

Siguria dhe efikasiteti i minoxidilit tek fëmijët dhe adoleshentët nën 18 vjeç nuk është studiuar.
Efekti anësor më i shpeshtë është acarimi lokal, i cili konsiston në eritemë (skuqja e lëkurës), inflamacion i lëkurës, tharje të lëkurës, hipertrikozë (rritje e ekzagjeruar e flokëve në zona të ndryshme nga ato të trajtuara me minoksidil), ndjesi djegieje dhe skuqje.

Minoxidili shkumë në krahasim me solucionin:

  • aplikohet më me lehtësi;
  • përthithet më shpejt:
  • është më i përshtatshëm për t’u përdorur në sipërfaqe të mëdha.

Trajtimi mund të zgjasë 3-4 muaj, përpara se të shfaqen shenja të dukshme të rritjes së flokëve.
Shfaqja e këtyre shenjave dhe intensiteti i tyre ndryshon nga pacienti në pacient.

Të ruhet në vend të freskët, në temperaturë deri 25°C.
Përdoret deri në 1 muaj mbas hapjes.

Klikoni këtu nëse dëshironi ta porosisni online.