Solucion Minoxidil 5% Për skalp të ndjeshëm

Solucion Minoxidil 5% Për skalp të ndjeshëm

Minoxidili bën pjesë në grupin e barnave për përdorim dermatologjik.
Indikohet në trajtimin simptomatik të alopecisë androgjenike (rënia e tepërt e flokëve tek meshkujt).

Siguria dhe efikasiteti i minoxidilit tek fëmijët dhe adoleshentët nën 18 vjeç nuk është studiuar.
Efekti anësor më i shpeshtë është acarimi lokal, i cili konsiston në eritemë (skuqja e lëkurës), inflamacion të lëkurës, tharje të lëkurës, hipertrikozë (rritje e ekzagjeruar e flokëve në zona të ndryshme nga ato të trajtuara me minoksidil), ndjesi djegieje dhe skuqje.

Për personat që kanë skalp të ndjeshëm është formuluar solucion Minoxidili pa propilenglikol dhe alkool.

Mos përdorni tharëse flokësh për të lehtësuar tharjen e solucionit pasi mund të pakësojë efektin e tij.
Trajtimi mund të zgjasë 3-4 muaj, përpara se të shfaqen shenja të dukshme të rritjes së flokëve.
Shfaqja e këtyre shenjave dhe intensiteti i tyre ndryshon nga pacienti në pacient.

Të ruhet në vend të freskët, në temperaturë deri 25°C.
Përdoret deri në 1 muaj mbas hapjes.

Klikoni këtu nëse dëshironi ta porosisni online.