Cfarë duhet të dini përpara se të blini një dermaroller!

Cfarë duhet të dini përpara se të blini një dermaroller!

Një dermaroller është një pajisje për kujdesin e lëkurës që përdoret për të ndihmuar rinovimin e saj, trajtimin e shenjave  të akneve dhe reduktimin e shenjave të moshës.  Nëse nuk keni parë kurrë një dermaroller më parë, nuk mund ta dini se çfarë do  të shikoni kur ta kërkoni për herë të parë. Pjesa kryesore është koka rrotulluese e mbushur me 100 deri 1000 mikro gjilpëra të vogla. Pjesa tjetër përbërëse është doreza e gjatë e cila ju mundëson të kontrolloni rrotullimet e kokës.

Si funksionon dermarolleri?

Kur dermarolleri vepron mbi lëkurë, gjilpërat e imëta të tij “pickojnë” lëkurën.

Vrimat që krijojnë gjilpërat në lëkurë janë të vogla dhe konsiderohen të jenë sipërfaqësore. Për këtë arsye, trajtimi nuk shihet si invaziv.

Kur lëkura është e shpuar, kjo krijon një dëmtim të kontrolluar të lëkurës. Nuk shkakton dëme reale në shtresën e jashtme të lëkurës. Dëmtimet e kontrolluara në lëkurë krijojnë gjakderdhje sipërfaqësore.

 Pasi lëkura fillon të marrë veten nga këto pickime, në të ndodhin proceset e mëposhtme:

-lëkura lëshon substanca që stimulojnë shërimin e  qelizave;

-enë të reja gjaku formohen në lëkurë;

-lëkura fillon të prodhojë më shumë kolagjen;
Gjatë 5 ditëve të ardhshme, kolagjeni i prodhuar nga trupi depozitohet në zonën e lëkurës së trajtuar. Kjo ndihmon që lëkura të bëhet më e fortë dhe mund të zvogëlojë shfaqjen e rrudhave të imëta.

Si mund të përfitojë lëkura nga përdorimi i dermaroller?

Ndërsa një dermaroller inkurajon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, ai i sjell lëkurës  përfitime që përfshijnë zbehjen dhe eleminimin e shenjave fizike të moshës. Po ashtu funksionon mrekullisht në lëkurën e lëshuardhe të hollë. Dermaroller është gjithashtu i dobishëm për një sërë llojesh të tjera të lëkurës, duke përfshirë atë me shenja të ndryshme si cikatriçet, lëkurën e dehidratuar dhe hiperpigmentuar. Përdorimi i rregullt i dermaroller në mënyrë të veçantë zbeh shenjat e akneve, pasi ato shpesh janë mjaft të rrënjosura në shtresat e lëkurës, të cilat mikro-gjilpërat janë në gjendje t’i arrijnë. Edhe nëse keni thjesht akne, mund të përdorni një dermaroller, thjesht sigurohuni që nuk po e përdorni mbi aknet e infektuara dhe po i sterilizoni gjilpërat pas çdo përdorimi. Kini parasysh se përdorimi i dermarollerit nuk kërkon kohë të gjatë përdorimi, jep rezultate të shpejta, ka pak ose aspak dhimbje. Gjithashtu koha e rikuperimit është shumë e vogël dhe efektet anësore janë të pakta.

Dermaroller mund të ketë një ndikim shumë pozitiv dhe të dukshëm kur përdoret në mënyrën e duhur dhe për arsyet e duhura. Në veçanti, përfitimet më të mira të dermaroller mund të realizohen kur trajtohen këto çështje:

·  Rrudhat- Mund të ndihmojë që lëkura të plotësojë natyrisht rrudhat pasi prodhohet kolagjen i ri dhe elastinë në ato zona. Rrudhat më të thella do të kërkojnë më shumë trajtime.

·  Shenja- Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, që riparojnë parregullsi të lëkurës si plagët.

·  Humbja e flokëve- Mund të stimulojë lëkurën e kokës, duke nxitur qarkullimin e gjakut dhe duke prodhuar më shumë nga hormonet e nevojshme, për të nxitur rritjen e flokëve dhe për të rritur gjëndrat e folikulit dhe flokëve. Ajo gjithashtu rrit thithjen dhe efektivitetin e produkteve lokale.

·  Dëmtimet nga dielli-Dermaroller funksionon mirë për të rinovuar dhe riparuar lëkurën e dëmtuar nga dielli. Ai gjithashtu përshpejton rikuperimin duke rritur thithjen dhe efikasitetin e produkteve të trajtimit topik.

·  Hiperpigmentimi- Një dermaroller do të jetë më efektiv për hiperpigmentimin nëse parregullsitë janë më afër sipërfaqes së lëkurës. Për dëmtimenë shtresa më të thella mund të duhen më shumë seanca të përdorimit të dermaroller, për të parë rezultatet. Riparon pigmentimin e duke normalizuar melanocitet,  rrit përthithjen dhe efikasitetin e produkteve tuaja aktuale të përkujdesjes së lëkurës.

·  Rozacea- Mund të përmirësojë shfaqjen e rosacea pasi forcon epidermën dhe stimulon prodhimin e kolagjenit, duke minimizuar kështu skuqjen. (të mos përdoret në rosacea nodulare dhe pustulare).

Si të zgjidhni një Dermaroller?

Duhet të keni parasysh se përdorimi i dermaroller në rutinën tuaj të përkujdesjes për lëkurën nuk ka pse të jetë i kushtueshëm.

Ekzistojnë tre aspekte kryesore në zgjedhjen e një dermarolleri:

• Gjatësia e gjilpërave- Për zonat më të ndjeshme dhe më të holla të lëkurës (fytyra, buzët) përdorni një gjilpërë të shkurtër prej 0.25 deri 0.75 mm. Për zonat ku lëkura është më e trashë, ju mund të përdorni gjilpëra me përmasa 1.00 mm për rezultate më të mira.

• Numri i gjilpërave- Një kokë rrotulluese e  gjerë me një numër më të madh gjilpërash mund të trajtojë në mënyrë më efektive një zonë më të madhe të lëkurës kur bëhet rregullisht. Për zona më të vogla të lëkurës siç është fytyra, koka rrotulluese të vogla zakonisht funksionojnë më mirë.

• Gjatësia dhe madhësia e dorezës – Tentoni të merrni një dermaroller me një gjatësi dhe madhësi të dorezës, që është e rehatshme për madhësinë e duarve tuaja, në mënyrë që ta përdorni lirisht.

Si të përdorni një dermaroller në mënyrën e duhur?

Nëse përdorni një dermaroller në shtëpi, duhet të ndiqni këto  hapa:

  • Spërkateni dermarollerin me solucion alkooli dhe lajeni me ujë të ngrohtë për ta sterilizuar. Thajeni gjithmonë me peshqir të pastër.
  • Pastroni lëkurën paraprakisht me larësin tuaj të përditshëm.

*Mund të aplikoni mbi lëkurë edhe ujë termal pas larjes,

  • Kur të përdorni dermarollerin në fytyrë, duhet të trajtoni me radhë këto seksione të fytyrë të cilat janë:
  1. pjesa e sipërme e ballit dhe faqes së djathtë
  2. pjesa e sipërme e ballit dhe faqes sëmajtë
  3. drejt nën sy dhe pjesës së poshtme të faqeve
  4. zona rreth gojës dhe buzët

Pas përdorimit të dermarollerit, ju mund të aplikoni serume ose hidratues në lëkurën tuaj. Trajtimi shpesh përdoret si një sistem shpërndarjeje, për të maksimizuar efektet e këtyre produkteve.Mendohet se këto produkte përthithen shumë më lehtë dhe thellësisht nga lëkura e trajtuar nga një dermaroller sesa lëkura e patrajtuar.

Dermaroller nuk duhet të përdoret nga persona me probleme të koagulimit të gjakut, nga persona që përdorin medikamentin e quajtur Roaccutane.

Nuk duhet të përdoret në zonat e lëkurës që kanë ekzemë, akne të inflamuara, djegie nga dielli ose plagë.

Këshilla

Përdorimi i këshillave të mëposhtme mund të ndihmojnë për të përmirësuar rezultatetqë jep dermaroller në lëkurë:

  • merrni shtesa të vitaminës C  në muajin para trajtimit për të rritur prodhimin e kolagjenit;
  • përdorni akull pas trajtimit nëse pësoni dhimbje;
  • aplikoni serume ose hidratues anti-moshë pas trajtimit;
  • kujdes me rrezet e diellit në ditët pas përdorimit, pasi lëkura mund të digjet më lehtë se zakonisht;
  • shmangni përdorimin përreth zonave të akneve të infektuara;
  • kurrë mos e ndani pajisjen me një person tjetër.