Ushqyerja me gji është tepër e rëndësishme për foshnjën, por në disa raste mund të sjellë problematika për nënën.
Problematika më e shpeshtë që hasin nënat e reja është çarja e mamelave (kokat e gjirit).
Shkaku kryesor është mbajtja jo korrekte e foshnjes gjatë ushqyerjes me gji.
Çarja e mamelave shoqërohet me dhimbje, por nuk duhet të bëhet shkak për ndërprerjen e gjidhënies.
Për t’u ardhur në ndihmë nënave të reja në laboratorin tonë është përgatitur një ragade gjiri.
Ragadja e gjirit ka efekt:
- hidratues;
- rigjenerues;
- zbutës;
- qetësues për irritimet;
- antiseptik.
Indikohet vetëm për përdorim të jashtëm.
Të mos përdoret nëse jeni alergjikë nga ndonjëri prej përbërësve të pranishëm në formulim.
Të ruhet në vend të freskët, në temperaturë deri 25°C.
Përdoret deri në 6 muaj mbas hapjes.
Klikoni këtu nëse dëshironi ta porosisni online.