Superushqimet dhe benefitet e tyre

Superushqimet dhe benefitet e tyre

super ushqimet

Në ditët e sotme ka filluar të përhapet dhe të përmendet kudo termi “SUPERUSHQIME”.

Superushqimet nuk janë ushqime te reja. Eshtë thjesht një term, i përdorur sw fundmi për t’ju referuar disa ushqimeve me vlera tw larta ushqyese dhe për të treguar që këto ushqime janë të pasura me antioksidantë, fibra dhe acide yndyrore, të nëvojshme për mirëqenien e përgjithshme.

Ky term i ri ka twrhequr vëmendjen e shumë njerëzve, të cilët po kërkojnë mënyra të reja për të përmirësuar shëndetin e tyre.

Ana pozitive e gjithë kësaj është që disa ushqime të harruara, po fillojnë të rikthehen në tavolinat tona.

Ja disa “superushqime” që duhet të përfshini në dietën tuaj për t’u ushqyer shëndetshëm:

1-Spinaqi

Është i pasur me hekur, kalium dhe fibra. Bën pjesë në grupin e perimeve me gjethe të gjelbërta të cilat na bëjnë më energjikë dhe vitalë. Mendohet që spinaqi ndikon pozitivisht në pakësimin e niveleve të sheqerit në gjak, në humbjen e peshës, shton mbrojtjen imunitare dhe ruan funksionin normal të sistemit nervor.

2-Manaferrat Acai

Kanë veti të forta antioksiduese, ndikojnë pozitivisht në proçeset inflamatore. Duke qënë substancë antioksiduese, lufton radikalet e lirë që mund të shkaktojnë probleme në organizëm. Manaferrat Acai ulin nivelet e kolesterolit në organizëm dhe mbështesin funksionin e zemrës.

3-Shalqiri

Është një frut që përmban 92% ujë, është ushqimi ideal për të qëndruar të hidratuar. Ka shumë pak kalori dhe ka veti antioksiduese. Përmban citrulinën (një aminoacid që pakëson lodhjen e muskujve), vitaminën C dhe A (me veti antioksiduese) dhe likopenet (me veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.

4-Patatet e ëmbla

Janë shumë të ushqyeshme dhe tepër të shijshme. Përmbajnë shumë fibra dhe janë të varfra në kolesterol dhe yndyrna. Patatet e ëmbla janë të pasura me vitamina (A, C, B1, B2, B3, B5, B6) dhe minerale (hekur, fosfor, kalium, bakër, magnez). Kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore. Normalizojnë nivelet e sheqerit në gjak.

5-Manaferrat Goji

Përmbajnë nivele të larta të zeaksantinës, një substancë që ndikon pozitivisht në përmirësimin e shikimit. Ato janë të pasura dhe me beta-karoten, me një sërë efektesh pozitive në lëkurë. Mbrojnë nga radikalet e lirë, pra kanë veti antioksiduese dhe njëkohësisht kanë edhe veti anti-inflamatore. Sipas një studimi manaferrat Goji ndikojnë pozitivisht në sjelljen dhe humorin e njerëzve që vuajnë nga depresioni dhe kanë episode ankthi.

 6- Salmoni i egër

Është një ndër peshqit me vlera ushqimore shumë të larta dhe përfaqëson një burim të mirë të proteinave për organizimin. Përmban acide yndyrore omega-3, omega 6 dhe vitamina të grupit B, veçanërisht vitaminën B12. Është i pasur me minerale si seleni,

7-Kërpudhat

Kërpudhat janë një superushqim që nuk duhet t’i mungojë tavolinës suaj. Ato kanë pak kalori, nuk përmbajnë yndyrë, kolesterol dhe janë të pasura me fibra, antioksidantë, vitamina dhe minerale. Mund të gatuhen në mënyra të ndryshme dhe të kombinohen me shumë lloje ushqimesh.

8-Xhinxheri

Xhinxheri (Xhenxhefili) përmban xhinxherolin, me veti antioksiduese dhe anti-iflamatore, efektiv në pakësimin e nauzeas dhe dhimbjes së shkaktuar nga patologji akute ose kronike të shoqëruara me inflamacion. Mendohet që xhinxheri ndikon pozitivisht në reduktimin e sëmundjeve të zemrës dhe demencës.

9-Shafrani i Indisë

Është një erëz me ngjyrë të verdhë, me origjinë nga India. Ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore. Absorbohet me vështirësi nga organizmi prandaj është e mira të përzjehet me erëza të tjera si p.sh piperi i zi, me qëllim që të shtohet absorbimi.

10-Avokado

Përfaqëson një frut me vlera ushqimore tepër të larta. Është i pasur me fibra, vitamina, minerale dhe acide yndyrore të shëndetshme. Përmban acidin oleik, i cili ndihmon në uljen e inflamacionit. Konsumimi i avokados ndikon pozitivisht në pakësimin e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe sindromin metabolik.

11-Spirulina

Spirulina shtë një algë blu, e cila është konsideruar superushqim për shkak të vlerave ushqimore dhe benefiteve që ka në shëndetin e njeriut. Është e pasur me vitamina dhe proteina, si dhe është zgjedhja e duhur për personat që kanë një dietë ushqimore vegane ose vegjetariane. Spirulina ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese. Rrit mbrojtjen imunitare, pakëson nivelet e kolesterolit dhe ruan vlera normale të presionit të gjakut.

12-Chlorela

Është gjithashtu një algë me shumë benefite. Merret zakonisht në formën e suplementeve ushqimore pasi ka një mur qelizor të fortë, i cili nuk tretet në traktin tonë gastro-intestinal. Chlorela shton aftësinë e trupit për të larguar toksinat (substancat e dëmshme). Ndihmon në largimin e metaleve të rënda dhe komponimeve të tjera të dëmshme. Ka veti antioksiduese dhe ndihmon në luftën kundër sëmundjeve kronike. Nuk është arritur akoma të saktësohet doza ditore për Chlorelën:disa studime rekomandojnë marrjen e 1.2 gram në ditë, disa studime të tjera 5-10 gram në ditë. Shumica e suplementeve rekomandojnë konsumimin e 2-3 gram në ditë.

13-Maca

Është një superushqim që shton energjinë dhe vitalitetin. Rekomandohet të përdoret nga persona të cilët kanë çrregullime hormonale. Është e pasur me proteina, vitamina dhe minerale.

14-Arrorët

Arrat, lajthitë, bajametkonsiderohen gjithashtu superushqime. Bajamet janë zgjedhje tepër e zgjuar e personave që duan të humbin peshë por njëkohësisht të jenë energjikë. Janë të pasura me antioksidues, fibra, riboflavonoinë, fosfor, magnez, bakër, proteina, magnez, kalçium, hekur, folate, niacinë, tiaminë, zink dhe kalium.

Nëse po filloni të ndryshoni mënyrën e jetesës, niseni nga regjimi juaj ushqimor. Filloni të konsumoni “SUPERUSHQIMET”.

Ato ulin inflamacionin, ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe hipertensionin, si dhe kanë veti anti-inflamatore. Nëse nuk arrini t’i siguroni të gjitha nëpërmjet dietës tuaj ushqimore, ka një sërë suplementesh që mund të përdorni.

Grafikët më poshtë tregojnë se konsumimi i superushqimeve mendohet se do të rritet në vitet e ardhshme në vende të ndryshme të botës.

Burimet: