Tel:+355 4 2340 339

[email protected]

Si të trajtojmë aknet në mënyrë natyrale?

Postuar në: January 29, 2021

Aknet është një ndër problematikat më kryesore të lëkurës, që vihen re tek adoleshentët. Ka raste kur aknet shfaqen dhe tek personat e rritur. Nuk është një problem që rrezikon shëndetin, por është një fenomen shumë stresues.

Grumbullimi i yndyrës dhe qelizave të vdekura të lëkurës në folikujt e qimeve çon në shfaqjen e:

  • Pikave të bardha;
  • Pikave të zeza;
  • Puçrrave.

Aknet shfaqen më së shumti në fytyrë, në ballë, në shpatulla, në kurriz dhe në kraharor, pasi këto janë zonat e lëkurës që kanë më shumë gjëndra yndyrore.

Cilët janë faktorët që çojnë në shfaqjen e akneve?

Faktorët:

  1. Prodhimi i shtuar i yndyrës.
  2. Bllokimi i folikujve të qimeve me yndyrë dhe qeliza të vdekura të lëkurës.
  3. Bakteret.
  4. Proçeset inflamatore.
Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është image-24.png

Shkaktarët:

  1. Ndryshimet hormonale – androgjenët janë hormone, nivelet e të cilëve rriten gjatë adoleshencës. Rritja e tyre shkakton shtim të gjëndrave yndyrore dhe shtim të sasisë së yndyrës që prodhohet nga to.
  2. Medikamente – kortizonikët, testosteroni dhe litiumi mund të jenë shkak i formimit të akneve.
  3. Dieta – ushqimet e pasura me karbohidrate, mund të përkeqësojnë aknet.
  4. Stresi – nuk shkakton shfaqjen e akneve, por nëse ju i keni mund t’i përkeqësojë ato.

Ndikim më të pakët në shfaqjen e akneve kanë:

  1. Ushqimet e yndyrshme dhe çokollatat.
  2. Higjiena.
  3. Produktet e papërshtatshme kozmetike.

Si ti trajtojmë aknet?

Prania e akneve në fytyrë është diçka tepër stresuese, sidomos për adoleshentët. Shpesh mund t’u lindin pyetje si: pse unë kam akne, pse dukem kështu, do tallen apo jo të tjerët me mua, pse nuk kam një lëkurë të pastër ? etj.

Trajtimi i akneve është një proces i vështirë, që kërkon kohë dhe durim, por nuk është diçka e pamundur.

Përpara se të shkojmë tek mjeku dermatolog, të gjithë ne përpiqemi ta zgjidhim problemin vetë, në shtëpi, me produkte që i disponojmë.

Më poshtë do listojmë disa produkte të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve:

  1. Uthulla e mollës përftohet nga fermentimi i mollëve. Lufton bakteriet dhe mykun. Përmban acid citric dhe acide organike të cilët ndihmojnë në “luftën” kundër P. Acnes. Sipas disa studimeve është vënë re që acidi suksinik lufton inflamacionin dhe parandalon shenjat në lëkurë, kurse acidi laktik përmirëson dukshëm shenjat që kanë mbetur në lëkurë nga aknet. Kini kujdes gjatë përdorimit të uthullës, pasi mund të shkaktojë irritim në lëkurë.

Këshillë: Përzjeni 1 masë uthull molle me 3 masa ujë. Lani fytyrën dhe aplikoni përzjerjen nëpërmjet një pambuku. Lejeni për 20 sekonda dhe më pas e shpëlani me ujë të bollshëm.

Kini kujdes pasi marrja e suplementeve me zink mund të shkaktojë dhimbje në stomak.

Këshillë: Përzjeni 2 lugë gjelle me mjaltë me 1 lugë gjelle me kanellë derisa të formohet një pastë. Lani fytyrën dhe aplikoni pastën. Lereni për 10 – 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

  1. Vaji i bimës së çajit ( Tea Tree Oil) është një vaj esencial i përftuar nga ekstraktimi i gjetheve të bimës Malaleuca alternifolia. Njihet për vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore. Ky vaj është shumë i fuqishëm: përdoreni gjithmonë të holluar .

Këshillë: Përzjeni 1 masë vaj me 9 masa ujë. Aplikojeni përzjerjen nëpërmjet një pambuku në fytyrë. Mund ta aplikoni 1 ose 2 herë në ditë.

  1. Aloe Vera është një bimë me veti antibakteriale dhe anti-inflamatore. Pakëson aknet dhe në sajë të pranisë së ujit, vepron si një hidratues i shkëlqyer.
  2. Çaji jeshil përmban sasi të larta polifenolesh me veti antioksiduese. Vepron duke:
  • pakësuar sintezën e yndyrës në lëkurë;
  • pakësuar P.acnes;
  • pakësuar inflamacionin.

Çaji jeshil ka efekt pozitiv dhe nëse e pini, dhe nëse e përdorni direkt në lëkurë, në përbërje të maskave apo trajtimeve të tjera. Mund të kombinohet me mjaltin për të përftuar një maskë për fytyrën me akne, që mund të përdoret 3-4 herë në javë.

Ja si ta përgatisni:

Vendosni një bustinë çaji jeshil në ujë të nxehtë për rreth 3 minuta. Hiqeni më pas bustinën dhe lëreni të ftohet. Hapeni bustinën dhe nxirrni gjethet e çajit jeshil, mbi të cilat shtoni mjaltin.

Vendosni përzierjen e mjaltit dhe çajit jeshil në fytyrën e pastruar paraprakisht dhe lëreni të veprojë për rreth 20 minuta. Shpëlajeni me ujë të freskët dhe thajeni.

  1. Ekinacea (Echinacea Purpurea) është një bimë e cila lufton bakteret dhe viruset. Ajo forcon sistemin imunitar dhe ul inflamacionin. Ka një veprim pozitiv në luftën kundër akneve, prandaj rekomandohet përdorimi i suplementeve me Echinacea ose kremrave që kanë në përmbajtje këtë bimë, te personat që vuajnë nga aknet.
Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është image-26-1024x1024.png

Çfarë ofron industria farmaceutike?

Në ditët e sotme, tregu është i tej mbushur me produkte kozmetike dhe dermo-kozmetike, prandaj duhet të zgjidhni me kujdes produktet që do përdorni për trajtimin e lëkurës suaj.

Duhet të përdoni një larës (i lëngshëm ose i ngurtë) specifik për lëkurë të yndyrshme.

Hidratuesi dhe kremi mbrojtës ndaj diellit duhet të jenë gjithashtu të formuluar për lëkurë të yndyrshme me tendencë akneike. Zgjidhni produkte oil-free.

Nëse kjo nuk mjafton dermatologu juaj mund t’u rekomandojë trajtim lokal me antibiotik ose dhe antibiotikë oralë.

Çfarë ofrojmë ne?

Farmaci DAJA përgatit një solucion efikas dhe ekonomik për trajtimin e akneve. I prodhuar në laboratorin tonë, ky solucion ka për qëllim ta bëjë më të lehtë jetën e njerëzve që kanë akne. Shpesh herë nuk kemi kohë të përgatisim përzjerje ose maska në shtëpi, ose kemi kohë por nuk kemi të gjithë përbërësit e nevojshëm, prandaj na duhet një “armë” rezervë.

Solucioni i akneve përmban acid salicilik, antibiotik dhe alkool. Lufton bakteret dhe ul inflamacionin.

Përdoret me lehtësi. Aplikohet nëpërmjet një pambuku vetëm tek zonat e akneve, pasi është larë fytyra.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është image-28-1024x1024.png

Bëni durim. Trajtimi i akneve është i vështirë, por jo i pamundur.