Tel:+355 4 2340 339

[email protected]

Si të forcojmë sistemin imunitar në mënyrë natyrale?

Postuar në: August 10, 2020

Ç’farë është sistemi imunitar?

Sistemi imunitar është ‘ushtria jonë’. Ështënjë sistem qelizash dhe indesh të cilat janë të parat që bien në kontakt me bakteret, viruset dhe mikroorganizma të tjerë të panjohur që hyjnë në organizmin tonë dhe shkaktojnë sëmundje.

Sistemi imunitar dallon dhe diferencon indet e veta nga ato të panjohurat, të huajat. Kur sistemi imunitar takon një patogjen, qelizat e bardha të gjakut (leukocitet) fillojnë të shumohen, si dhe nxisin qelizat e tjera të bëjnë të njëtën gjë.

Sistemi imunitar i të rriturve është më i fortë sesa i fëmijëve pasi ka kaluar më shumë sëmundje dhe njeh më shumë patogjene. Duke njohur më shumë patogjene ka aftësinë ‘t’i luftojë’ më me lehtësi.

A funksionon njëlloj sistemi imunitar tek njerëz të ndryshëm në periudha kohore të ndryshme?

Njerëz të ndryshëm kanë sistem imunitar të ndryshëm. Madje, në periudha të caktuara kohore sistemi imunitar i të njëjtit individ nuk është i njëjtë.

Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë negativisht në funksionimin e sistemit imunitar.

Defiçenca imunitare mund të shkaktohet nga: përdorimi i alkoolit, kequshqyerja, mosha, faktorët gjenetikë dhe prania e sëmundjeve si SIDA.

Cilët janë faktorët që ndikojnë pozitivisht në rritjen e përgjigjes imunitare?

Ka shumë faktorë të cilët ndihmojnë në mirë-funksionimin e sistemit imunitar.

Disa prej të cilëve janë:

-gjumi i rehatshëm;

-shmangia e situatave stresuese;

-aktiviteti i rregullt fizik;

-hidratimi;

-higjiena;

-dieta ushqimore.

Fakte

Është vërtetuar që mënyra e jetesës dhe dieta ushqimore luajnë një rol të rëndësishëm në mirë-funksionimin e sistemit imunitar dhe mënyrën se si ai reagon ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Funksionimi i sistemit imunitar mbështetet në aftësinë që kanë qelizat e bardha të gjakut për të prodhuar antitrupa, të aftë për të luftuar bakteret, viruset dhe patogjenët e tjerë. Vegjetarianët kanë qeliza të bardha të gjakut më ‘efikase’. Kjo mendohet se vjen nga dieta e tyre ushqimore e pasur me vitamina dhe e varfër me yndyrna.

Obeziteti është një faktor risku për pneumoninë dhe sëmundje të tjera. Dietat ushqimore me bazë bimore kanë treguar efikasitet në humbjen e peshës, kjo pasi përmbajnë shumë fibra.

Cilat janë vitaminat dhe mineralet që ndikojnë pozitivisht në funksionimin e sistemit imunitar?

1-Vitamina C dhe vitamina E rrisin mbrojtjen imunitare në sajë të vetisë së tyre antioksiduese. Ato veprojnë kundër radikaleve të lira, duke pakësuar kështu stresin oksidativ.

Vitamina C gjendet më së shumti tek portokallet, luleshtrydhet, specat e kuq, brokoli, limonjtë, kurse vitamina E gjendet më së shumti tek arrat, spinaqi, brokoli etj.

2-B-karoteni është një substancë me veti të larta antioksiduese. Njihet për vetitë e tij anti-inflamatore dhe stimuluese të sistemit imunitar. Gjendet te patatet e ëmbla, karrotat dhe perimet me gjethe jeshile.

3-Zinku është një mineral i cili ka aftësi të rrisë numrin e qelizave të bardha të gjakut duke ndikuar kështu pozitivisht në funksionimin e sistemit imunitar. Gjendet tek arrat, farat e susamit, farat e kungullit, batha etj.

Cilat bimë stimulojnë mbrojtjen imunitare?

Ekzistojnë bimë të ndryshme të cilat kanë aftësi të rrisin mbrojtjen imunitare.

Ato mund të përdoren në mënyra të ndryshme, në të gjitha sezonet si dhe kur ju keni më shumë nevojë për to (kur ju zë gripi ose kur keni një sëmundje të tjera).

Po listojmë disa bimë të cilat gjenden lehtësisht dhe konsumohen akoma më lehtësisht:

1-Echinacea është një bimë e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve dhe stimulon sistemin imunitar. Mund të përdoret në formë tinkture ose çaji. Pjesët efikase të bimës janë rrënjët, gjethet dhe petalet.

2-Specat, veçanërisht speci i kuq, përmban sasi të lartë të vitaminës C, B-karotenit dhe substancave të tjera antioksiduese. Nxit eleminimin e mukusit nga hundët dhe mushkëritë, duke larguar kështu toksinat dhe patogjenët që kanë shkaktuar sëmundjen.

3-Turmeriku është një bimë tjetër që rrit mbrojtjen imunitare. Përmban vitaminë C, curcumin, magnez dhe kalium. Mund të përdoret si erëz.

4-Xhinxheri është një bimë me veti anti-emetike, anti-spastike dhe anti-inflamatore. Pjesa më e përdorur e bimës janë rrënjët, të cilat kanë veti antioksiduese.

5-Kërpudhat kanë veti të rrisin numrin e makrofagëve në zonën e hundës dhe të gojës. Ato përmbajnë dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminës D.

Makrofagët janë qeliza të cilat kanë veti të njohin, gëlltisin dhe shkatërrojnë bakteret dhe patogjenët e tjerë që hyjnë në organizmin tonë dhe kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje.

Vitamina D njihet për efektin e saj pozitiv në mirë-funksionimin e sistemit imunitar.

6-Hudhra rrit aftësinë e qelizave të bardha për të luftuar viruset.

Si të përgatisësh një lëng me veti antioksiduese në kushte shtëpie?

Duhet;

-1 portokall i qëruar;

-1 filxhan me rrush;

-1 banane;

-1 dardhë;

-1 filxhan me qumësht bajameje;

-2 filxhane me spinaq.

Vendosini ne blender. Nëse dëshironi mund ti shtoni dhe kuba akulli.

Suplemente që përmirësojnë mbrojtjen imunitare

Njerëzit në ditët e sotme janë gjithmonë me nxitim. Ndonjeherë ata nuk arrijnë të kujdesen siç duhet për veten e tyre, duke mos ngrënë në mënyrë të shëndetshme. Kjo sjell një mungesë të dozës ditore të nevojshme të vitaminave dhe mineraleve për të cilat organizmi ka nevojë. Si rrjedhojë ditë pas dite filloni të ndjeheni më të lodhur, pa energji dhe sëmureni më shpesh se më përpara.

Me qëllim që të parandaloni sëmundjet dhe të ndihmoni sistemin imunitar të funksionojë siç duhet ju këshillojmë marrjen e suplementeve ushqimore.

Esi Immunilflor është një suplement ushqimor që përmban Echinacea, vitaminë C, zink dhe enzima të përftuara mes proçesit të tindalizimit. Ka veti antioksiduese dhe rrit mbrojtjen imunitare. Rekomandohet të përdoret gjatë sezonit të gripit si dhe tek personat me sistem imunitar te dobësuar.

https://farmaon.al/product/esi-immunilflor/

Vitabiotics Immunace është një supplement ushqimor që ka në përmbajtje zink, selen, vitamin C, aminoacide dhe bioflavonoide të nevojshme për funksionimin normal të sistemit imunitar. Mund të përdoret nga të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç.

Denk Immun Active është suplementi i duhur për personat që nuk arrijnë të gëlltisin tabletat ose kapsulat. Kutia përmban 20 bustina me shije mjedre të cilat treten direkt në gojë. Prania e zinkut, L-histidinës, vitaminës C dhe selenit përmirëson mbrojtjen imunitare dhe e bën atë më efektive.