Tel:+355 4 2340 339

[email protected]

Përse është i rëndësishëm një gjumë cilësor

Postuar në: December 3, 2019

Një gjumë i mirë i është po aq i rëndësishëm për organizmin, sa të ushqeheni shëndetshëm dhe të ushtroheni rregullisht.
Për fat të keq, dekadat e fundit, njerëzit po flenë gjithnjë e më pak, ndërkohë që edhe cilësia e gjumit është ulur.

Më poshtë, po ju listojmë disa arsye pse është i rëndësishëm një gjumë i mirë.

  • Gjumi jo i mirë rrit mundësinë për mbipeshë.

Gjumi jo cilësor është i lidhur me shtimin në peshë. Njerëzit që flenë pak kanë tendencë të peshojnë më shumë sesa ata që bëjnë një gjumë të mirë dhe të rregullt.
Efekti i gjumit në shtimin e peshës besohet të jetë i ndërmjetësuar nga faktorë të shumtë, duke përfshirë hormonet dhe motivimin për të ushtruar apo për të bërë aktivitete fizike. Nëse po përpiqeni të humbni peshë, gjumi cilësor është absolutisht i rëndësishëm.

  • Gjumi i mirë përmirëson përqendrimin dhe produktivitetin e trurit.

Gjumi është i rëndësishëm për aspekte të ndryshme të funksionimit të trurit, ku përfshihet përqendrimi, produktiviteti dhe performanca e tij.
Gjumi i keq e dëmton trurin në një shkallë të ngjashme si dehja e alkoolit. Nga ana tjetër, gjumi i mirë përmirëson aftësitë e zgjidhjes së problemeve dhe përmirëson performancën e kujtesës, si për fëmijët ashtu edhe të rriturit.

  • Gjumi i pakët ju shton oreksin.

Studimet tregojnë se individët të privuar nga gjumi kanë një oreks më të madh dhe kanë tendencë të konsumojnë më shumë kalori.
Privimi i gjumit prish luhatjet e përditshme tek hormonet e oreksit dhe besohet se shkakton çrregullim të oreksit.

  • Gjumi i pakët ndikon negativisht në aktivitetet dhe sjelljet tuaja shoqërore.

Një gjumë i pamjaftueshëm zvogëlon aftësinë tuaj për të bashkëvepruar në aspektin shoqëror. Studiuesit besojnë se gjumi i dobët ndikon në aftësinë tuaj për të njohur shenja të rëndësishme sociale dhe për të përpunuar informacione emocionale.

  • Gjumi i keq rrit mundësitë për t’u sëmurur më shpesh.

Gjumi mund të ketë një efekt të madh në inflamacionin në trupin tuaj. Mungesa e gjumit aktivizon shënuesit e padëshiruar të inflamacionit dhe dëmtimit të qelizave.

  • Gjumi i pakët është i lidhur me depresionin.

Çështjet e shëndetit mendor, siç është depresioni, janë të lidhura fort me cilësinë e dobët të gjumit dhe çrregullimet e tij. Është vlerësuar se 90% e njerëzve me depresion ankohen për gjumë të pakët dhe të keq.

  • Gjumi ndikon në metabolizmin e glukozës dhe rrezikun e diabetit të tipit 2.

Në një studim te të rinjtë e shëndetshëm, kufizimi i gjumit në katër orë në natë për gjashtë netë me radhë shkaktoi simptoma prediabetike. Këto simptoma u reduktuan pas një jave me gjumë të rregullt.

  • Gjumi i mirë mund të maksimizojë performancën atletike.

Gjumi i shëndetshëm ka treguar se rrit performancën atletike. Në një studim mbi basketbollistët, një gjumë më i gjatë u tregua se përmirëson ndjeshëm shpejtësinë, saktësinë, kohët e reagimit dhe mirëqenien mendore. Nga ana tjetër gjumi i keq shoqërohet gjithashtu me performancën e dobët të ushtrimeve dhe kufizimin funksional në gratë e moshuara.

  • Personat që bëjnë gjumë të keq kanë një rrezik më të madh të sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve cerebrale.

Dihet që cilësia dhe gjatësia e gjumit mund të kenë një efekt të madh në shumë faktorë shëndetësorë. Këta janë faktorët që besojnë se shkaktojnë sëmundje kronike, përfshirë sëmundjet e zemrës.