Tel:+355 4 2340 339

[email protected]

Dhuratat e festave

Postuar në: December 21, 2020

Një vit ndryshe ky që po lemë pas, më problematik, por që na mësoi se gjëja më me vlerë është shëndeti dhe familja.

Në këtë prag festash kemi dëshirë të shpresojmë dhe të festojmë për një vit të ri më të mirë.

Dhe, ku ka më bukur se festat me familjen.

Por…nuk ka festa pa dhurata. Madje, dhuratat janë ”shpirti” i festës.

Atmosfera e festave ka filluar të ndihet që tani. Pema u zbukurua, dritat janë ndezur, këngët e Krishtlindjes dëgjohen kudo dhe nënat tona kanë filluar të mendojnë për gatimet e festave, të cilat me aromën e mrekullueshme mbushin të gjithë shtëpinë.

Ato kujdesen gjithmonë për ne, prandaj në raste festash është rradha jonë t’i bëjmë të lumtura.

Më poshtë disa ide dhuratash për nënat:

Do ishte bukur organizimi i një dite në SPA, ose në një qendër masazhesh. Momentet e relaksit janë gjithmonë të nevojshme, aq më tepër në këtë periudhë të ngarkuar të vitit. Ndoshta mund të shkoni së bashku në një qendër estetike. Pedikyri, manikyri, një make-up profesional dhe bisedat me njëra tjetrën do u zbukurojnë pasditen dhe do u ngrohin zemrat.

Një ide tjetër është zgjedhja e produkteve dermokozmetike specifike për to, çka do u mundësojë përkujdesje për veten, lëkurë të kuruar dhe flokë plot shkëlqim.

Sugjerimi ynë janë disa sete festive që mund t’i gjeni në farmacitë Daja ose online në www.farmaon.al

Përmban:

-Kremin Pro Collagen,

-Ampulat Collagen Boost.

Përbërësit e setit janë ajo çka gjithësecila prej nesh kërkon me qëllim që të ristrukturojë, tonifikojë dhe forcojë lëkurën. Kjo arrihet në sajë të aftësisë që kanë përbërësit e kremit dhe ampulave për të stimuluar sintezën e kolagjenit në lëkurë. Me vetëm disa përdorime lëkura do jetë më e tendosur dhe rinore.

Përmban:

-kremin rimodelues për fytyrën Lift Integral;

-kremin Lift Integral për zonën rreth syve;

-masken Lift Integral.

Set i krijuar me qëllimin e vetëm që t’i ofrojë lëkurës së maturuar hidratim, butësi, freski dhe uniformitet.

Rrudhat do pakësohen dhe lëkura do marrë një pamje më rinore.

Përmban:

-kremin Phytokeratine për flokë të thatë dhe të dëmtuar;

-maskën Phytokeratine;

-shampon Phytokeratine.

Zgjedhja e duhur për personat që duan një ndryshim rrënjësor të flokëve. Dëgjoni shpesh ankesa që flokët janë të thata, pa shkëlqim, mezi krihen, janë të dobët?

Atëherë dhurata e duhur është seti Phytokeratinë. Produkt tepër cilësor dhe mbi të gjitha me çmim promocional. Me Phytokeratine trajtimin e flokëve e bën në shtëpi.

Dhuratë ideale për parandalimin & trajtimin e rrudhave. Ushqen & ristrukturon lëkurën.

Serumi vajor (falas në këtë paketim) përforcon veprimin e kremit.

Një dhuratë nga marka Toskani

Set anti-rrudhë i përshtatshëm për çdo lëkurë, por kryesisht për lëkurë të maturuar (+45 vjeç).

Krem inovativ me acid hialuronik, kolagjen & peptide, përbërës me veprim të fuqishëm antirrudhë.

Ampulat, që vijnë falas në këtë paketim kanë efekt lifting të menjëhershëm dhe efekt që zgjat disa orë. Zgjidhja ideale për një pamje rrezëllitëse gjatë mbrëmjeve festive apo një eventi të rëndësishëm.

Por jo vetëm dhuratë për nënat, pse jo një ide edhe për shoqen, motrën apo një blerje e zgjuar për vete! Ja disa sete paketimesh promocionale që mund t’i gjeni në FarmaOn, në këtë prag festash.

Set i krijuar për të plotësuar të gjitha nevojat që ka lëkura juaj. Përmban:

-xhelin pastrues Skincode;

-serumin intensiv anti-rrudhë;

-kremin hidratues me veprim 24 orë;

-kremin e syve.

Largon plotësisht make-up-in, stimulon rigjenerimin qelizor, hidraton lëkurën, parandalon krijimin e rrudhave në zonën e syve.

Produkt unik zvicerian, që i ofron lumturi kujtdo që e provon.

Rimel, laps sysh dhe pudër kompakte.

Gjithçka për një make-up perfekt, jo vetëm për festa.

Krem hidratues me acid hialuronik dhe ampula (falas) për një lëkurë të ushqyer e të hidratuar.

Për fëmijët zgjedhja e dhuratave është tepër e lehtë, ndoshta dhurata më e thjeshtë: një kukull, një makinë, një personazh vizatimor, një veshje superheroi etj.

Megjithatë, nëse po mendoni t’i dhuroni diçka një bebeje, ne kemi disa propozime të cilat mund t’i shikoni në linkun më poshtë:

https://farmaon.al/product-category/bebe-dhe-nena/paketime-dhurate/

Po dhurata e duhur për adoleshentët???

Rroba është e vështirë t’u dhurosh, pasi shijet e tyre ndryshojnë ditë pas dite dhe prirja është të ndjekin modën e fundit. Librat jo të gjithë i pëlqejnë, madje, shpeshherë u duken të bezdisshëm. Gjëja më e rëndësishme për ta është pa dyshim pamja. Lëkurë e pastër, pa akne është dëshira më e madhe që kanë.

Në këtë rast ju vjen në ndihmë Toskani Duo Pack.

Përmban:

-kremin e Toskanit për lëkurë të yndyrshme me tendencë akneike;

-serumin intensiv të Toskanit për lëkurë të yndyrshme me tendencë akneike.

Seti ka si qëllim, të minimizojë shenjat, të përthajë aknet, të pakësojë inflamacionin.

Ka veprim anti-bakterial.

Mos kujtoni se harruam, vëllezërit, baballarët apo bashkëshortët tuaj. Kur vjen puna te dhuratat të gjithë gëzohen dhe lumturohen po njëlloj.

Jemi mësuar që dhuratat për ta të jenë kryesisht: pajisje elektronike (kufje, celular, ipad), veshje (pulovra, shall, kravata), një shishe vere e vjetër etj.

Por pse të mos u dhuroni diçka ndryshe? Diçka që as ata vetë nuk e presin, por që do i surprizojë dhe lumturojë. Pavarësisht se e fshehin dhe duket si të painteresuar, edhe për ta pamja e kuruar është e rëndësishme.

Dermokozmetika iu vjen në ndihmë edhe në këto ditë festash. Hidhini një sy produkteve të mëposhtme pasi u sigurojmë që mund të gjeni dhuratën që po kërkoni.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është image-22.png
-417 Set rroje

Krem mineral rroje dhe krem hidratues pas rroje, pasuruar me mineralet e Detit të Vdekur.

Mos harroni t’u bashkangjisni dhuratave një kartolinë ose një pusullë, ku t’u shprehni dashurinë dhe një urim të sinqertë njerëzve tuaj të dashur. Kjo, do ishte dhurata më e çmuar për ta.

Farmaci DAJA ju uron:

Gëzuar festat e fundvitit!