COVID19: Informacione të dobishme

COVID19: Informacione të dobishme

Çfarë janë koronaviruset?

Koronaviruset janë një familje e gjerë virusesh që shkaktojnë sëmundje tek njerëzit. Sëmundja evoluon nga një formë e lehtë (e ngjashme me gripin sezonal) në forma më të rënduara të njohura me emrat MERS (Sindroma Respiratore e Lindjes Së Mesme) dhe SARS (Sindroma Respiratore Akute e Rëndë).

Ditët e sotme problematik është virusi më i ri i kësaj familjeje SARS-CoV-2 që shkakton sëmundjen e emëertuar COVID-19 (Coronavirus disease 2019)

Në foton më poshtë paraqitet struktura e virusit SARS-CoV-2.

Si lindi dhe si u perhap COVID-19?

Ka pasur dhe ka shumë teori në lidhje me mënyrën se si u zhvillua COVID-19.

Sipas disa prej tyre kemi të bëjmë me një virus që u krijua në laborator, një virus i manipuluar, i krijuar për të shkaktuar një pandemi.


Teori të tjera, të formuluara pas kërkimeve të shumta shkencore, ku u arrit të zbulohej struktura e virusit, të lënë të kuptosh që kemi të bëjmë me një virus me origjinë nga kafshët. Mendohet që transmetimi i virusit është bërë nga lakuriqët e natës tek njeriu nëpërmjet një vektori: një specie me origjinë shtazore.

Rastet e para të njerëzve të infektuar me virus u shfaqën në Wuhan (Kinë) në dhjetor të vitit 2019 dhe më pas sëmundja u përhap me shpejtësi në të gjithë botën duke shkaktuar një pandemi.

Si transmetohet virusi nga një person tek një tjetër?

Transmetimi i virusit bëhet nga një person i infektuar me apo pa simptoma nëpërmjet:

-pështymës;

-sekrecioneve të rrugëve respiratore;

-kontaktit të afërt të një njeriu të infektuar me një njeri të shëndetshëm;

Transmetimi ndodh zakonisht kur një person i infektuar tështin, kollitet, flet apo këndon.

Si të mbrohemi nga virusi?

Është e ditur tashmë se COVID-19 përhapet nga një person tek tjetri kur ata qëndrojnë në të njëjtin ambjent për shumë kohë, si dhe kur qëndrojnë shumë afër njëri me tjetrin.

Për të shmangur infektimin duhet të:

  • Shmangni qëndrimin në vende të mbipopulluara dhe të ruani distancën nga njëri-tjetri (të paktën 1 metër larg).
  • Shmangni prekjen e hundës, syve dhe gojës me duar, pasi keni prekur objekte apo sipërfaqe të ndryshme.
  • Lani duart me ujë dhe me sapun për të paktën 20 sekonda pasi keni tështirë, jeni kollitur ose keni shfryrë hundët. E njëjta gjë duhet të bëhet dhe pasi jeni larguar nga ambjente publike.
  • Nëse nuk keni mundësi për të larë duart me ujë dhe sapun, përdorni një higjienizues/ dezinfektues për duart, por sigurohuni që të përmbajë më shumë se 60% alkool.
  • Mbani maskë sa herë që jeni në zona të mbipopulluara. Sigurohuni që hunda dhe goja të jenë të mbuluara gjatë gjithë kohës.
  • Pastroni dhe dezinfektoni shpesh tavolinat, telefonin, laptopin, karriget dhe objektet e tjera të cilat përdorni.

A ndikon COVID-19 në shëndetin mendor?

Viti 2020 ka qënë një vit “pandemic” dhe gjithashtu “kaotik” për pjesën më të madhe të botës.

Përballja me një sëmundje të re, të panjohur ka ndryshuar mënyrën tonë të jetesës. Për një periudhë gati 2 mujore qendruam të mbyllur në shtëpi, pa kontakt me të afërmit dhe miqtë, në pamundësi për të kryer aktivitetet tona normale.

Shumë persona humbën punën dhe kjo pati një ndikim negativ jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë mendor.

Distancimi social i bëri njerëzit të ndiheshin të izoluar, të vetmuar dhe u vu re rritje e ankthit dhe stresit në popullatë.

U rrit dukshëm abuzimi me drogën dhe alkoolin.

Kategoritë e popullatës më të prekura nga kjo situatë janë:

-personat që vuajnë nga të paktën një sëmundje kronike;

-fëmijët dhe adoleshentët;

-personat me probleme mendore të mëparshme;

-personat që përdorin lëndë narkotike;

-personat që humbën punën ose eksperimentuan vetminë për herë të parë.

Si ta përballoni stresin në kushtet e një pandemie?

  1. Kryeni sa më shumë aktivitet fizik.
  2. Ushtroni aktivitetet tuaja të preferuara.
  3. Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme.
  4. Komunikoni me njerëzit e tjerë, dhe sikur vetëm nëpërmjet internetit.
  5. Mundohuni të flini të paktën 8 orë në ditë.
  6. Krijoni kontakt sa më të afërt me natyrën.
  7. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë mjekësore.
  8. Shmangni përdorimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Çfarë nuk duhet të bëni gjatë kësaj periudhe?

Nuk duhet të përdorni kortizonikë, antibiotikë ose medikamente të tjera, me përjashtim të rasteve kur ato janë rekomanduar nga mjeku juaj.

Nuk duhet të dilni jashtë nëse keni temperaturë, nëse nuk ndiheni mirë ose nëse jeni i infektuar me COVID-19.

Nuk duhet të prekni fytyrën nëse nuk keni larë apo dezinfektuar praprakisht duart tuaja.

Nuk duhet të kolliteni ose tështini pa vendosur dorën ose një shami përpara.

Nuk duhet të qëndorni në vende të mbipopulluara.

Nuk duhet të prekni maskën me duar.

Nuk duhet të konsumoni alkool.

Më e rëndësishmja nuk duhet të krijoni panik.

Çfarë duhet të keni me vete gjatë gjithë kohës?

Maskën tuaj;

-Dezinfektuesin e duarve.