Tel:+355 4 2340 339

[email protected]

A është e nevojshme mbrojtja e flokëve gjatë verës?

Postuar në: August 10, 2020

Nuk është sekret që rrezet e fuqishme të diellit mund të dëmtojnë lëkurën tuaj, por a e dini se ato gjithashtu mund të dëmtojnë flokët? Ndërsa dielli nuk i djeg flokët tuaj në të ndikon në mënyrën se si flokët tuaj duken dhe ndjehen në prekje. Ashtu si lëkura dhe flokët kanë qeliza pigmentuese që reagojnë ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit. Ndërsa ju mund ta pëlqeni mënyrën se si dielli ju cel flokët, ato fije të këndshme të arta mund të jenë vërtet një shenjë e dëmtimit të diellit.

Si duhet të veproni? Fare e thjeshtë!
Ndiqni hapat e mëposhtëm për flokë të mrekullueshëm gjatë gjithë ditëve të nxehta.

#1: Mbroni flokët nga klori!

Kur flokët lagen me ujë që përmban klor, ato thithin klorin, i cili than sebumin (lubrifikuesin natyral të flokëve). Me kalimin e kohës, kjo do të thajë tej mase flokët, do të bëjë që majat e tyre të plasariten dhe të thyhen.

Përfitimet kryesore të përdorimit të produkteve që mbrojnë flokët janë:

• Mbrojtje e padiskutueshme nga klori, kripa dhe rëra.

• Largim i nuancës së shëmtuar që lë klori mbi flokë.

• Hidratim dhe zbutje e flokëve.

#2: Përdorni produkte me faktor mbrojtës!

Mënyra më e lehtë për të mbrojtur majat e flokëve nga dëmtimi i diellit në verë është përdorimi i produkteve të formuluara me mbrojtje UV në rutinën tuaj të kujdesit për flokët. Dielli i than flokët, dëmton fijen dhe zbeh ngjyrën e tyre. Njëkohësisht dëmtohet kutikuli. Të gjtiha këto së bashku cojnë në thatësi, maja të djegura e të ndara si dhe zbehje të ngjyrës.
Përse të përdorni SPF për flokët? Fare e thjeshtë:

  • Është formuluar posaçërisht për të mbrojtur flokët nga rrezet e dëmshme UV.
  • Zbut dhe ushqen flokët pa i yndyrosur.
  • Përbërësit janë tepër të lehtë.
  • Perfekt për të gjitha llojet e flokëve.

# 3: Shmangni të njejtin model flokësh cdo ditë!
Mundohuni të alternoni modelet e flokëve, sidomos nëse preferoni flokët e kapur. Nëse llastikun ose kapësen tuaj të flokëve e vendosni në të njëjtin vend çdo ditë, ky proces do të shkaktojë fërkime të përsëritura që përfundimisht do të fillojnë të shkaktojnë thyerje dhe dëmtime në flokët tuaj. Ndryshoni stilin tuaj çdo ditë.

# 4: Përdorni maska!

Ekspozimi në diell zbeh ngjyrën e flokëve, duke i lënë flokët të thatë dhe të brishtë. Për të ndihmuar flokët e dëmtuar nga dielli, hidratojini, zbutini dhe ushqejini! Bëni një trajtim të thellë me maska dy herë në muaj, për t’i mbajtur flokët tuaj të butë dhe të ushqyer. Për hidratim intensiv përdorni vajin e flokëve në maja, nga mesi i flokëve e poshtë. Vaji është fantastik për t’u përdorur për një trajtim të kokës, si dhe për t’ju ndihmuar të mbani rrënjë të forta dhe të shëndetshme. Gjithashtu, mund të përdorni maska pa shplarje, të cilat jo vetëm që mirëmbajnë mrekullisht flokët, por ju ndihmojnë për krehje dhe stilim sa më të lehtë.

# 5: Përdorni një krehër me dhëmbë të gjerë!

Në vend që t’i krihni flokët me një furçë flokësh të rregullt, me dhëmbë të shpeshtë, përdorni një krehër me dhëmbë të gjerë. Ky lloj krehëri do të ndihmojë në shpleksjen e e flokëve,j pas një dite të gjatë në plazh dhe do t’ju ndihmojë të shmangni prishjen dhe dëmtimin e tyre gjatë krehjes.

# 6: Evitoni përdorimin e tepërt të nxehtësisë.

Vera është e nxehtë tashmë. Flokët tuaj nuk kanë nevojë për tharje intensive dhe mjete të nxehta, mbi gjithë atë diell të fuqishëm. Celësi është të kufizoni stilimin e flokëve me mjete që përdorin nxehtësi për stilim, sa më shumë që të jetë e mundur. Provoni tharjen natyrale në pjesën më të madhe të kohës dhe përdorni sa më rrallë pjastrën apo krehërin me nxehtësi. Një veprim i tillë do të minimizojë dëmet sezonale.

# 7: Qëndroni të shëndetshëm dhe të hidratuar.
Shëndeti është thelbësor për bukurinë e përgjithshme dhe flokët nuk bëjnë përjashtim. Për të mos lejuar që majat të thahen shumë gjatë verës, pini shumë lëngje të freskëta dhe shtoni fruta dhe perime në dietën tuaj. Një trup i shëndetshëm dhe i hidratuar i bën flokët e bukur shumë më të arritshëm, veçanërisht në verë.

Mund ti shtoni dietës suaj dhe suplemente për flokët, të cilat forcojnë kutikulin e tyre dhe nuk lejojnë dëmtime apo këputje!

# 8: Pritini fokët!
Pasi të mbarojë vera dhe të keni përfunduar luftën kundër flokëve të dëmtuara, ju rekomandojmë një prerje flokësh! Edhe nëse nuk keni pësuar shumë dëmtime në flokët tuaj, prerja e majave të dëmtuara do të bëjë mrekulli për mënyrën se si flokët tuaj do të duken pas sezonit të nxehtë veror.