Eritromicina bën pjesë në grupin e antibiotikëve.
Solucioni me eritromicinë rekomandohet të përdoret për trajtimin e akneve (i vetëm ose i kombinuar me acid salicilik).
Në disa raste si pasojë e përdorimit të eritromicinës lokalisht mund të vihet re:
– tharje;
– skuqje;
– irritim i lëkurës;
– ndjesi djegieje në lëkurë.
Kini kujdes kur kombinoni solucionin me eritromicinë me solucione me tretinoinë, benzil peroksid ose substanca të tjera për trajtimin e akneve pasi mund të shtohen efektet anësore.
Të mos përdoret në rast se keni alergji nga eritromicina.
Indikohet vetëm për përdorim të jashtëm.
Ruhet në temperaturë 2-8° C.
Përdoret deri në 2 muaj mbas hapjes.
*Vëmendje! Ky produkt mund të transportohet vetëm në Tiranë, jo në qytete të tjera, për shkak të kushteve specifike të ruajtjes.
Klikoni këtu nëse doni ta porosisni online.