Pudër për trajtimin lokal të simptomave në lëkurë të sëmundjes së variçelës, (lia e dhenve).
Qetëson kruarjen, ndihmon në përtharjen e flluskave të ujshme, karakteristikë e sëmundjes dhe parandalon infeksionin.
Formuluar me:
- Oksid zinku– qetëson irritimin, ndihmon rigjenerimin e lëkurës dhe parandalon infeksionet;
- Anestezinë – anestestik që qetëson dhimbjen dhe ndjesinë e kruarjes;
- Neomicinë – antibiotik që parandalon infeksionet bakteriale në lëkurë;
- Mentol – freskon dhe qetëson.
Përdorimi i pudrës në trajtimin e variçelës ndihmon në momentin çarjes së flluskave, duke përtharë lëngun që del prej tyre. Në këtë mënyrë izolon virusin dhe nuk lejon përhapjen e infeksionit në pjesë të shëndosha të lëkurës apo në persona të tjerë të shëndetshëm.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë. Të përdoret deri 6 muaj pas hapjes.
Klikoni këtu nëse dëshironi ta porosisni online.