Pomadë e yndyrshme, me përdorim të gjerë, me veti rigjeneruese, zbutëse dhe qetësuese e irritimeve të lehta.
Mund të përdoret si parandaluese e skuqjes në zonën e pelenave, për lëkurën e thatë e të irrituar, për zonat me djersitje të shtuar, për irritimet e lëkurës te personat që qëndrojnë shtrirë për kohë të gjatë etj. Mund të përdoret gjatë çdo ndërrimi të pelenave, në lëkurë të pastruar.
Thith lagështirën dhe nuk lejon kontaktin e saj me lëkurën, ndërkohë që krijon një barrierë mbrojtëse, që ruan hidratimin dhe favorizon rigjenerimin e lëkurës. Me vaj bajameje që ushqen dhe zbut lëkurën e ndjeshme të bebeve.
Për të porsalindur, fëmijë dhe të rritur.
Pomadën për bebe mund ta porosisni online në faqen tonë të webit farmaon.al