Zgjebja është një infeksion i transmetueshëm, parazitar i lëkurës.
Ndër shenjat më të shpeshta të zgjebes janë:
– kruarja (shtohet dhe më shumë gjatë natës);
– rashi kutan (skuqje, acarim i lëkurës);
– ulçeracionet dhe plagët që vijnë nga kruarja e lëkurës.
Zgjebja shfaqet si te fëmijët, ashtu dhe te të rriturit.
Trajtimi i zgjebes është i vështirë dhe kërkon kohë.
Kushtojini rëndësi të veçantë higjienës personale.
Një ndër pomadat më të përdorura për trajtimin e zgjebes është dhe pomada me squfur.
Përqëndrimi që përdoret varion në bazë të moshës.
Zakonisht përqëndrimi 17% përdoret për fëmijë mbi 6 vjeç.
Nuk duhet të përdoret më shumë se koha e nevojshme e rekomanduar nga mjeku/farmacisti juaj.
Të shmanget kontakti me sytë.
Të mos përdoret në fytyrë.
Si pasojë e pranisë së squfurit mund të ndodhin irritime dhe thajrje të lëkurës. Me ndërprerjen e trajtimit këto shenja largohen.
Të ruhet në vend të freskët, në temperaturë deri 25°C.
Përdoret deri në 6 muaj mbas hapjes.
Klikoni këtu nëse dëshironi ta porosisni online.