Ndodh shpeshherë që të kemi hundë të bllokuara.
Kur solucioni fiziologjik, hipertoniku dhe solucionet bimore nuk arrijnë të japin rezultat, dhe sekrecionet nazale vazhdojnë të jenë shumë viskoze (të trasha) mjeku mund të rekomandojë dhe kombinime të tjera.
Një prej tyre është dhe kombinimi i gentamicinës me efedrinën.
Efedrina shkakton vazokonstriksion (ngushton enët e gjakut në hundë) dhe lehtëson frymëmarrjen.
Gentamicina është antibiotik dhe nevojitet për largimin e baktereve nga hunda.
Nëse mjeku e rekomandon mund të përdoret dhe nga fëmijët dhe nga të rriturit.
Sasia e lëndëve aktive ndryshon në varësi të nevojës që ka çdo individ dhe përcaktohet nga mjeku juaj.
Të mos përdoret nëse keni alergji nga ndonjëri prej përbërësve të pranishëm në formulim.
Të ruhet në vend të freskët, në temperaturë deri 25°C.
Përdoret deri në 1 muaj mbas hapjes.
Klikoni këtu nëse dëshironi ta porosisni online.