Minoxidili bën pjesë në grupin e barnave për përdorim dermatologjik.
Indikohet në trajtimin simptomatik të alopecisë androgjenike (rënia e tepërt e flokëve tek meshkujt).
Siguria dhe efikasiteti i minoxidilit tek fëmijët dhe adoleshentët nën 18 vjeç nuk është studiuar.
Efekti anësor më i shpeshtë është acarimi lokal, i cili konsiston në eritemë (skuqja e lëkurës), inflamacion i lëkurës, tharje të lëkurës, hipertrikozë (rritje e ekzagjeruar e flokëve në zona të ndryshme nga ato të trajtuara me minoksidil), ndjesi djegieje dhe skuqje.
Minoxidili shkumë në krahasim me solucionin:
- aplikohet më me lehtësi;
- përthithet më shpejt:
- është më i përshtatshëm për t’u përdorur në sipërfaqe të mëdha.
Trajtimi mund të zgjasë 3-4 muaj, përpara se të shfaqen shenja të dukshme të rritjes së flokëve.
Shfaqja e këtyre shenjave dhe intensiteti i tyre ndryshon nga pacienti në pacient.
Të ruhet në vend të freskët, në temperaturë deri 25°C.
Përdoret deri në 1 muaj mbas hapjes.
Klikoni këtu nëse dëshironi ta porosisni online.