Proteinati i argjendit është një solucion me pika për përdorim në hundë dhe/ose vesh.
Ka veprim:
– antiseptik;
– astrigjent;
– anti-inflamator;
– dekongjestionant.
Indikohet të përdoret në:
– sinuzit;
– nazofaringit;
– infeksione të veshit;
– adenoid (mish i huaj në hundë).
Përgatitet me disa përqëndrime.
Mjeku përcakton cili përqëndrim është më i përshtatshëm për t’u përdorur në bazë të moshës së pacientit dhe situatës së tij.
Indikohet vetëm për përdorim lokal.
Të mbahet larg fëmijëve.
Në kontakt me rrobat, mund të shkaktojë ngjyrosje të tyre.
Të mos përdoret nëse keni alergji nga ndonjëri prej përbërësve të pranishëm në formulim.
Të ruhet në vend të freskët, në temperaturë deri 25°C.
Përdoret deri në 6 muaj mbas hapjes.
Klikoni këtu nëse dëshironi ta porosisni online.