Alkooli salicilik përftohet nga tretja e acidit salicilik në alkool.
Mund të përgatitet me përqëndrime të ndryshme në varësi të qëllimit për të cilin do përdoret.
Alkooli salicilik përdoret për veprimin e tij keratolitik.
Gjatë përdorimit të alkoolit salicilik duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm sepse mund të irritojë dhe të dëmtojë lëkurën normale.
Indikohet vetëm për përdorim të jashtëm.
Të shmanget kontakti me sytë ose mukozat.
Të mos përdoret nëse jeni alergjik nga acidi salicilik.
Të ruhet në vend të freskët, në temperaturë deri 25°C.
Përdoret deri në 6 muaj mbas hapjes.
Klikoni këtu nëse dëshironi ta porosisni online.