Keni dëgjuar për algat e detit dhe trajtimet me baltë të pasur me to?
Algat detare janë cilësuar si një burim shumë i mirë mineralesh, që ushqejnë lëkurën, rregullojnë ekuilibrin hidrolipidik të saj, luftojnë radikalet e lira dhe vonojnë plakjen.
Ato gjithashtu kanë ndikim pozitiv kundër celulitit dhe largimit të toksinave.
Algat mblidhen cdo vit në maj, në kulmin e zhvillimit vegjetativ të tyre, në thellësitë e oqeaneve dhe transportohen në breg, për t’ju nënshtruar procesit të tharjes. Më pas inkorporohen në baltra, ose produkte të tjera kozmetike, në kombinim edhe me lëndë të tjera të dobishme për lëkurën.
Baltrat me alga Guam përbëhen nga algat Guam, argjilë, ekstrakte bimore të ederës, gështenjës së egër, fucus dhe vajra esencialë të limonit dhe rigonit.
Ato kanë veprim rimineralizues, dermoprotektiv dhe reduktues të celulitit (parregullsive të lëkurës).
Favorizojnë drenimin e lëngjeve të tepërta, kanë veprim tonifikues & antiinflamator (argjila); ushtrojnë efekt rregullues të mureve të kapilarëve të lëkurës dhe reduktues të edemave (ekstraktet bimore të ederës); përmirësojnë mikroqarkullimin në lëkurë (ekstraktet e gështenjës së egër); pastrojnë, ushqejnë dhe lëkurën.
Argjila: e pasur me oligoelementë ushtron një veprim tonifikues dhe antiinflamator, njëkohësisht pastron dhe eksfoljon lëkurën.
Fitoekstrakt i Ederës: i pasur me saponina duke përmirësuar ekuilibrin hidrolipidik dhe elasticitetin e lëkurës.
Ekstrakte të algës Fucus vesiculosus: efekt tonifikues dhe dilatues të kapilarëve.
Fitoestrakte të gështenjës së egër:, me veti zbutëse dhe anticelulit.
Vajrat esencialë të limonit dhe rigonit: dermopurifikues dhe tonifikues
Baltrat me alga Guam, disa minuta pas aplikimit favorizojnë termogjenezën në zonën e aplikuar, shoqëruar me skuqje dhe djersitje, efekte që zhduken me shpëlarjen, duke e lënë lëkurën të butë dhe të tonifikuar.