Dermokozmetikë
Dermokozmetika zë një vend të rëndësishëm në farmacinë tonë. Ajo përfshin produkte që trajtojnë patologji të ndryshme të lëkurës ashtu sikurse, shumë produkte për mirëmbajtjen e saj.
Ne disponojmë linjat më të mira dermokozmetike, me produkte hipoalergjike për lëkura të ndjeshme, për pastrimin, hidratimin e lëkurës, parandalimin dhe trajtimin e rrudhave, produkte kundër njollave, kremra për lëkurat kuperoze, produkte për trajtimin e akneve, lëkurës atopike etj.
Ju ndihmojmë përmes këshillave të personalizuara, të bëni zgjedhjen e duhur, për të pasur gjithnjë lëkurë të shëndetshme dhe të kuruar.
Herë pas here, në farmacitë tona do të keni mundësi të përfitoni ekzaminime falas apo oferta në produkte dhe linja të caktuara, në eventet promocionale që zhvillohen. Për më shumë informacion, ju ftojmë t’i drejtoheni stafit.
Bebe dhe nëna
Në farmacinë tonë i kemi kushtuar një hapësirë të konsiderueshme bebeve dhe nënave të reja. Ju shoqërojmë në rrugën e bukur të prindërimit dhe ju ndihmojmë të zgjidhni produktet më të përshtatshme për fëmijën tuaj.
Për të porsalindurit dhe fëmijët disponojmë linjat më të mira, përsa i përket produkteve për trajtimin e lëkurës dhe higjienën e trupit (shampo, kremra, vajra & locione), të gjitha produkte cilësore, të sigurta e të testuara për praninë e lëndëve të dëmshme.
Ju orientojmë drejt zgjedhjes së duhur, për një ushqyerje të ekulibruar e të shëndetshme për të vegjëlit tuaj, përmes produkteve ushqimore biologjike, të kontrolluara e të menduara për të plotësuar çdo nevojë të fëmijëve gjatë rritjes.
Gjithashtu ju shërbejmë edhe me plot produkte ndihmëse gjatë fazave të ndryshme të rritjes (biberonë, lodra, kruajtëse dhëmbësh, aksesorë ushqimi, peshore elektronike, etj).
Nënat e ardhshme mund të gjejnë tek ne, vitaminat dhe integratorët e nevojshëm në shtatzëni, kremrat për mirëmbajten e lëkurës dhe parandalimin e formimit të strijave, produkte ortopedike ndihmëse gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, produkte të nevojshme gjatë ushqyerjes me gji etj.
Përkujdesje për flokët
Flokët janë një pjesë e rëndësishme e pamjes sonë të jashtme. Ata janë gjithnjë nën efektin e faktorëve të jashtëm (dielli, pluhuri, temperaturat e ulëta), ndaj kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme. Flokët e shëndetshëm, të butë e me shkëlqim, janë jo vetëm të bukur, por tregojnë edhe për një shëndet të mirë të organizmit, ndaj çdo problem që lidhet me ta, duhet të vlerësohet dhe në disa raste, të kërkohet mendimi i mjekut.
Në farmacinë tonë i kemi kushtuar një kënd të veçantë kujdesit ndaj flokëve. Na vizitoni për t’u njohur me produktet e shumta, si për trajtimin e flokëve, në raste të patologjive të ndryshme (vitamina dhe minerale, ampula, shampo dhe maska trajtuese), ashtu edhe me produktet për mirëmbajtjen e tyre (shampo, balsam, bojra me përmbajtje bimore dhe pa amoniak, maska, kremra etj).
Përkujdesje për trupin/ Higjienë
Përkujdesja për trupin dhe higjiena e mirë e tij tregojnë kulturë dhe respekt për veten. Në farmacitë tona do të gjeni linja të dedikuara për kujdesin dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të trupit, të duarve, të këmbëve, produkte për një higjienë të mirë orale, intime etj.
Integratorë ushqimorë/ Fitoterapi
Integratorët ushqimorë janë produkte që merren krahas të ushqyerit të rregullt, për të plotësuar nevojat e organizmit me lëndë të caktuara, të cilat mungojë ose gjënden në sasi të pamjaftueshme në ushqimet e konsumuara. Kjo vjen për shkak të një diete ushqimore të paekuilibruar ose në periudha stresi e sëmundjesh, apo në kategori të caktuara të individëve, siç janë gratë shtatzëna, të moshuarit, fëmijët, sportistët etj. Integratorët nuk janë substanca kuruese dhe nuk duhet të shërbejnë si zevendësues të një diete ushqimore të balancuar.
Ne disponojmë një gamë shumë të gjërë integratorësh, që përmbajnë vitamina, minerale, aminacide dhe proteina, fibra, probiotikë, lëndë me prejardhje natyrore si qumështi i bletës, mjalti, propoli etj si dhe kombinime të ndryshme të tyre. Gjithashtu tek ne mund të gjeni edhe shumë produkte bimore, si një alternativë e vlefshme përkundrejt preparateve kimike. Jemi në dispozicionin tuaj, për t’ju asistuar me këshilla dhe për t’ju orientuar drejt zgjedhjes optimale.
Produkte për dobësim
Në farmacinë tonë do të gjeni produkte për dobësim ku përmendim veshje, breza dobësimi, preparate me prejardhje bimore ose të kombinuara, çajra bimorë që ndihmojnë në rritjen e metabolizmit dhe kontrollin e peshës trupore
Produkte për sportistët
Aktiviteti fizik i shoqëruar me një ushqyerje të ekulibruar është mënyra më e mirë, për t’u kujdesur për trupin dhe shëndetin tonë. Në farmacitë “Daja” do të gjeni produkte, që iu ndihmojnë në këtë aspekt si: integratorë specifikë për persona që merren me aktivitet fizik, proteina, aminoacide, ashtu sikurse plot pajisje elektronike për matjen e kardiofrekuencës dhe hapave gjatë aktivitetit fizik, pajisje për matjen e % dhjamore dhe hidratimit etj.
Ortopedi
Në farmacinë tonë ju pret një kënd i veçantë kushtuar ortopedisë, ku ju shërbejmë me materiale ortopedike të të gjitha llojeve si: gjunjëza, kaviljere, qafore, korse, breza të masave dhe modeleve të ndryshëm, paterica, dyshek për personat që nuk lëvizin, produkte për terapi me të ftohtë ose të ngrohtë, geta dhe çorape për trajtimin e variçeve e plot produkte të tjera.
Mund t’i drejtoheni stafit tonë për t’ju ofruar asistencë dhe informacion më të detajuar.
Aparate mjekësorë dhe materiale sanitare.
Në farmacinë tonë do të gjeni shumë materiale mjekësore, si ata të ndihmës së shpejtë (garza, bende, dezinfektantë, leukoplastë, ankerplastë etj), produkte të ndryshëm si: lente kontakti me ngjyrë ditore dhe 3-mujore, profilaktikë, teste shtatzanie dhe ovulacioni etj.
Gjithashtu disponojmë edhe një gamë të konsiderueshme aparatesh mjekësorë të markave më të mira si:
- Aparate aerosoli- terapi me avull.
- Aparate për matjen e presionit të gjakut: mekanikë, me zhivë dhe elektronikë.
- Aparat për matjen e glicemisë.
- Triflo për matjen e fluksit të ajrit që del nga mushkëritë.
- Jastëk me korent.
- Aparate elektrikë për trajtime dermokozmetike
- Aparat për matjen e oksigjenit në gjak.
- Aparat për matjen e përqindjes së indit dhjamor dhe ujit në organizëm.
- Kardiofrekuencëmetër.
- Pajisje për matjen e hapave.
- Lagështues ajri.
- Aparat për aromaterapi
- Pompa gjiri- mekanike dhe elektrike
- Sterilizues biberonësh
- Termometër elektronik.
- Robot guzhine për përgatitjen e ushqimeve të bebeve.
- Pajisje për ngrohjen e ushqimeve të bebeve etj.