Tel:+355 4 2340 339

[email protected]

Uji termal!

Postuar në: March 20, 2019

A e dini se uji termal është uji që vjen nga thellësitë e tokës, i cili duke kaluar nëpër shkëmbinjtë nëntokësorë pasurohet me shume minerale dhe elementë shumë të dobishëm. Prej kohësh janë njohur vetitë terapeutike të tij, veçanërisht në lidhje me lëkurën.

Kalium, natriumi, kalçiumi, magnezi, klori, seleniumi, bikarbonatet, sulfatet, nitratet janë disa nga elementët që uji termal përmban. Veçoritë dhe përbërja e tij varet nga përbërja e tokës dhe shkëmbinjve. I mbledhur në mënyrën e duhur, ky ujë është mikrobiologjikisht i pastër.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme apo të dehidratuar ky ujë është posaçërisht për ju.

Ai ka veti qetësuese, ul inflamacionin që shoqëron patologji të ndryshme të lëkurës (dermatitin atopic, aknet, psoriazën), hidraton lëkurën, e zbut dhe pakëson ndjesinë e kruarjes.

Mund të përdoret edhe si tonik pas pastrimit të lëkurës, për t’i rikthyer asaj pH normal.

Gjatë ditëve të nxehta, apo ekspozimit në diell, ky ujë është një alternativë e mirë e hidratimit dhe freskimit të lëkurës.

Uji termal mund të përdoret edhe si spraj fiksues pas vendosjes së make-up-it.

Sugjerimi ynë:

Përfshijeni ujin termal në rutinën tuaj të përditshme të përkujdesjes për fytyrën dhe trupin dhe preferoni produkte kozmetike që e përmbajnë atë.