Si të ulim nivelin e kolesterolit në gjak nëpërmjet dietës ushqimore?

Si të ulim nivelin e kolesterolit në gjak nëpërmjet dietës ushqimore?

Çfarë është kolesteroli?

Kolesteroli është një substancë yndyrore e rëndësishme për:

-prodhimin e vitaminës D;

-sintezën e hormoneve;

-ndërtimin e membranave qelizore.

Kolesteroli në organizëm

– prodhohet në mëlçi

merret nga dieta ushqimore

Çfarë janë LDL-të dhe HDL-të?

Kolesteroli dhe substancat e tjera yndyrore transportohen në gjak nëpërmjet disa substancave të quajtura lipoproteina. Dy lipoproteinat më të rëndësishme janë LDL-të (lipoproteina me dendësi të ulët) dhe HDL-të (lipoproteina me dendësi të lartë).

  • LDL, e quajtur “kolesteroli i keq”, përbën pjesën më të madhe të kolesterolit në organizëm. Ajo transporton kolesterolin në arterie, ku mund të depozitohet në muret e arterieve. Nivelet e larta të LDL mund të çojnë në një grumbullim të pllakave të njohura si arteriosklerozë.
  • HDL ose “kolesteroli i mirë”, thith kolesterolin dhe e transporton atë përsëri në mëlçi, e cila më pas e nxjerr nga trupi. Nivelet e larta të HDL mund të ulin rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Pse është e rëndësishme të kemi nivele normale të kolesterolit në gjak?

Rritja e niveleve të kolesterolit në gjak shoqërohet me krijimin e “pllakëzave”, të cilat ngushtojnë arteriet dhe pakësojnë fluksin e gjakut. Sa më të mëdha “pllakëzat”, aq më shumë ngushtohet diametri i arteries. Kjo sjell ulje të furnizimit me gjak të zonave të ndryshme të trupit. Në disa raste arteria mund të bllokohet plotësisht.

Kjo çon në shfaqjen e fenomeneve të rrezikshme shëndetësore si: angina, atak kardiak, sëmundje të arteries karotide, sëmundje të arterieve periferike, goditje cerebrale etj.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në nivele të larta të kolesterolit në gjak?

  • Mungesa e aktivitetit fizik.
  • Duhanpirja (ul nivelet e HDL-së dhe rrit nivelet e LDL-së).
  • Kequshqyerja (konsumimi i produkteve që përmbajnë shumë yndyrë si: mishi, qumështi dhe nënproduktet e tij, ushqimet e skuqura etj).
  • Mosha – niveli i kolesterolit në gjak zakonisht rritet me moshën.
  • Gjenetika- histori famijare të personave të prekur nga kolesteroli i lartë.
  • Pesha – mbipesha dhe obeziteti zakonisht shoqërohen me nivele të larta të kolesterolit në gjak.
  • Raca – nivelet e kolesterolit në gjak janë të ndryshme në njerëz të racave të ndryshme. Për shembull afro-amerikanët kanë nivele të HDL-ve dhe LDL-ve më të larta se njerëzit e bardhë.

Si mund të ulet niveli i kolesterolit në gjak?

Në momentin e parë që konstatojmë rritje të nivelit të kolesterolit në gjak duhet të fillojmë të ndryshojmë zakonet tona. Ja disa këshilla:

Filloni të ushqeheni shëndetshëm. Krijoni dietën tuaj ushqimore. Sigurohuni të hani ushqime që nuk rrisin nivelet e kolesterolit dhe shmangni ngrënien e ushqimeve që shkaktojnë rritje të tij.

Ruani një peshë normale. Pesha trupore në normë është e rëndësishme për një shëndet të mirë. Nëse jeni mbi peshë duhet të ndryshoni zakonet tuaja dhe të mundoheni të humbisni peshë. Mund të tentoni duke pakësuar ushqimin dhe duke shtuar aktivitetin fizik.

Merruni me sport. Aktiviteti fizik luan rol të rëndësishëm. Ushtroni sportin tuaj të preferuar ose beni ecje të gjata, disa herë në javë.

Nëse faktorët e mësipërm nuk arrijnë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak, mund të jetë e nevojshme marrja e suplementeve ushqimore ose medikamenteve si statinat.

Kolesteroli dhe dieta ushqimore

Çfarë nënkuptojmë me dietë ushqimore të shëndetshme?

Të jesh i shëndetshëm nuk do të thotë të jesh i shëndoshë. Nuk është e rëndësishme të konsumohet shumë ushqim, por është e rëndësishme të konsumohen produkte ushqimore që përmbajnë vitamina dhe proteina.

Dieta juaj ushqimore duhet të përmbajë;

-fruta dhe perime (manaferra, portokalle, mollë, brokoli, spinaq, speca etj);

-drithëra (tërshërë, elb, grurë, misër);

-mish pule, gjel deti dhe mish që nuk ka më shumë se 8% yndyrë;

-fruta të thata dhe fara;

-produkte me sasi të vogël yndyre (kos, qumësht, djathë);

-produkte të pasura me omega-3.

Në gatimet tuaja përdorni vaj ulliri pasi ndikon pozitivisht në rritjen e HDL kolesterolit.

Shmangni ngrënien e sheqerit dhe të produkteve që përmbajnë sheqer të shtuar si p.sh fruktozë, pasi rrit nivelin e triglicerideve.

Përdorni rrënjët e turmerikut: mund të shtoni pluhurin e tyre në supë dhe lëng mishi ose mund të shtohet në lëngje frutash.

Konsumoni ushqime të pasura me magnez (Mg) si: bajame, avocado, zarzavate dhe fasulet e zeza. Marrja e 400 mg Mg në ditë ndihmon në uljen e LDL-ve. Konsumimi i 1 filxhani me spinaq dhe ¼ filxhani me fara kungulli ju siguron dozën prej 400 mg Mg.

Konsumoni fibra. Ato kanë aftësi të absorbojnë lëngjet në traktin tretës, duke ulur sasinë e LDL-ve që kalojnë në gjak. Rekomandohet të shtoni 2 lugë çaji me fara chia në lëngje frutash, në puding ose sallatë.

Merrni 1000 mg omega-3 në ditë. Do keni rritje të HDL kolesterolit dhe ulje të LDL kolesterolit.

Këshilla:

Në vend të gjalpit përdorni :

-pure avokadoje

– vaj kokosi

– banane të shtypur

Në vend të vezëve përdorni :

-farat chia

Në vend të miellit të bardhë përdorni :

-miell bajameje

Zakonisht nevojiten 6 muaj që trupi juaj të mësohet me ndryshimet në dietën tuaj ushqimore.

Kur dieta nuk është e mjaftueshme për të ulur nivelet e kolesterolit, fillohet marrja e suplementeve që përmbajnë Monakolin K.

Çfarë është Monakolina K?

Monakolina K është një substancë që përftohet nga proçesi i fermentimit të orizit të kuq.

Ajo është kimikisht e njëjtë me lovastatinën, një statinë e cila ul sintezën e kolesterolit në mëlçi. Monakolina K vepron në të njëjtën mënyrë si lovastatina për të ulur nivelet e kolesterolit, por mendohet se ka më pak efekte anësore.

Nuk rekomandohet të përdoret më shumë se 10 mg Monakolin K në ditë.

Më poshtë po përmendim disa supplemente që përmbajnë Monakolin K:

1 -Berbered Plus është një supplement ushqimor që përmban Monakolin K, berberine dhe kurkumin, të cilat kanë veti të ulin nivelin e kolesterolit. Duhet të përdoret të paktën për 2 muaj në mënyrë të rregullt.

2-Calip Plus është një supplement ushqimor që përmban Monakolin K (që vjen nga fermentimi i orizit të kuq), CoQ10 (me veti antioksiduese) dhe Biox-save (një substancë patentë e përftuar nga ekstraktet e disa bimëve). Ndihmon në mbajtjen e niveleve normale të kolesterolit në gjak.

3- Esi Normolip është një supplement ushqimor që përmban 10 mg Monakolin K dhe ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit në gjak. Testet klinike kanë treguar që me vetëm 2 muaj përdorim niveli i kolesterolit në gjak është ulur me 27 %.