Si të qëndrojmë të shëndetshëm gjatë verës

Si të qëndrojmë të shëndetshëm gjatë verës

Stina e verës është periudha e pushimeve, detit, diellit dhe aktiviteteve në natyrë. Por temperaturat e larta në të cilat ekspozohemi ndikojnë në gjendjen e organizmit tonë.
Për të përballuar të nxehtin dhe për të ndihmuar organizmin të qendrojë i hidratuar, sugjerohet të përfshini në dietën tuaj, në formën e ushqimeve dhe /ose suplementëve ushqimorë, disa vitamina, eletrolitë dhe probiotikë:

VITAMINA C
Vitamina C është një antioksidant që gjendet tek agrumet, frutat dhe zarzavatet me gjethe. Ajo luan një rol të drejtpërdrejtë në prodhimin e kolagjenit, në funksionimin e neurotransmetuesve dhe në sistemin imunitar. Kjo është ndoshta arsyeja pse shumica e pacientëve janë aq të njohur me marrjen e kësaj vitamine shtesë, kur ata përjetojnë një të ftohtë apo grip.
Në fakt, vera është periudha e dytë më e zakonshme kohore për shpërthimet e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes dhe sinuseve, në zonat ku njerëzit takohen dhe shoqërohen shpesh.
Për më tepër, vitamina C njihet si antioksidanti më i mirë për lëkurën tuaj.

VITAMINA E
Vitamina E është një tjetër vitaminë e rëndësishme për stinën e nxehtë. Tretet në yndyrna dhe gjendet në ushqime si vezë, mish e në sasi më vogël, edhe në shumicën e frutave dhe perimeve. Në trup, vitamina E vepron si një antioksidant, duke ndihmuar mëlçinë dhe pjesën tjetër të trupit të eleminojë radikalët e lirë dhe toksinat, të cilat nëse nuk jashtëqiten, mund të dëmtojnë gjenetikisht trupin dhe lidhen gjithashtu direkt me shenjat e plakjes në lëkurë.
Po çfarë e bën vitaminën E kaq të rëndësishme në verë?
Ajo mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të diellit dhe pakëson mundësitë e dëmtimit të saj, duke parandaluar edhe sëmundje të lëkurës të shkaktuara nga efektet negative të diellit.

VITAMINA A
Ashtu si vitamina E, vitamina A është një përbërës i tretshëm në yndyrë dhe një tjetër nga vitaminat më të rëndësishme për shëndetin gjatë verës. Ajo njihet edhe me emrin e saj më të shkurtër, retinoid ose retinol. Në dietën tonë ushqimore vitaminën A e marrim nga mishi, peshku, karrota, patatet e ëmbla dhe perimet jeshile me gjethe.
Marrja e vitaminës A në verë mund të parandalojë dëmtimin e shikimit nga dielli, por gjithashtu mund t’ju ndihmojë të shihni më qartë dhe më mirë.


VITAMINA D
Vitaminën D trupi e prodhon kur ekspozohet ndaj dritës së diellit. Në fakt, trupi i njeriut kërkon dritën e diellit për ta gjeneruar këtë vitaminë. Ajo gjendet në ushqime si mishi, peshku, veza, tofu, djathi dhe qumështi.
Pse keni nevojë të merrni Vitamin D në verë? Arsyeja më kryesore është se ajo kontribuon drejtpërsëdrejti në shëndetin dhe forcën sistematike. Krahas krijimit të kockave më të forta, Vitamina D forcon sistemin imunitar, rrit aftësinë e organizmit për të absorbuar fosforin dhe kalciumin dhe e bën më të lehtë për trupin që të ketë qëndrueshmëri të mirë..

Co-Enzima Q10
Co-Enzima Q10 është një antioksidant natyral që ndihmon qelizat të rriten dhe i mbron ato nga dëmtimet e shkaktuara nga dielli. Një rënie e niveleve të coenzimës Q10 që ndodh me kalimin e kohës dhe sidomos gjatë periudhës së verës, mendohet se ndikon direkt në shfaqjen e shenjave të moshës. Një studim i botuar në revistën Biofactors zbuloi se përdorimi i coenzimë Q10 në lëkurë, por dhe në rrugë orale ndihmon në minimizimin e shfaqjes së rrudhave.

Elektrolitët
Të jemi të hidratuar gjatë verës është tepër e rëndësishme për një shëndet të mirë. Një nga rolet më të mëdha që luan uji në trup është rregullimi i temperaturës së brendshme. Aftësia e trupit për të qëndruar i freskët në mot të nxehtë është e varur nga hidratimi i duhur. Por hidratimi nuk lidhet vetëm me konsumimin e ujit.
Elektrolitet janë gjithashtu të nevojshme për hidratim. Trupi nuk mund të thithë plotësisht ujin që pini pa elektrolite. Përveç kësaj, nevojiten elektrolite për thithjen e lëndëve ushqyese. Ju duhet të keni elektrolite të mjaftueshme në trup, për të absorbuar vitaminat dhe mineralet nga ushqimi që konsumoni.
Elektrolitet janë minerale me një ngarkesë elektrike, ku përfshihen natrium, kalium dhe magnez. Bilanci i këtyre mineraleve është ai që i lejon trupit të rregullojë funksionet e muskujve dhe nervave, si dhe të japë hidratim drejt në qelizat tuaja. Mosbalancimi i elektroliteve ose mungesa e tyre mund të çojë në dehidrim.
Konsumoni mjaftueshëm elektrolite gjatë verës, për të përballuar të nxehtin, për të marrë fuqi dhe për të mos lejuar dehdratimin.

Probiotikët
Trakti gastrointestinal përmban një numër tepër të madh të mikroorganizmave të gjalla, të cilat janë tepër të rëndësishme për mirëqenien tuaj. Të njohura ndryshe si “bakteret e mira”, ato janë aleatët tuaj më të mirë gjatë muajve të verës. Përveç trajtimit të kapsllëkut, diarresë, imunitetit të dobët apo dhe sindromit të zorrëve të irritueshme (IBS), raste të cilat hasen shpesh gjatë verës sidomos tek personat që udhëtojnë shumë ose për një kohë të gjatë, këto mikroorganizma ndihmojnë edhe në humbjen e peshës, pastrimin e lëkurës etj.
Probiotikët janë një shtesë plot energji që s’duhet t’I mungojë dietës suaj, sidomos gjatë verës.
Mund të përdoren në cdo moshë, për të gjithë famil