Tel:+355 4 2340 339

[email protected]

Shërbime

Këshilla të personalizuara për barna e dermokozmetikë, përgatitje galenike, ekzekutim i recetave me rimbursim, matje e presionit arterial, glicemisë dhe peshës trupore.
Këto janë disa prej shërbimeve të ofruara nga stafi ynë profesionist, i cili falë përvojës shumë vjeçare dhe vëmendjes ndaj zhvillimeve të reja në fushën e farmaceutikës, i përgjigjet me efikasitet kërkesave e nevojave të klientëve.

Konsulencë

Staf ynë është kurdoherë i gatshëm për këshilla të personalizuara, jo vetëm për barnat, por edhe për integratorët ushqimorë, dermokozmetikën, të ushqyerit në varësi të patologjive të ndryshme, për nënat dhe të porsalindurit, të moshuarit etj.

Përgatitje Galenike

Në laboratorin galenik pranë farmacisë sonë mund të prodhohen përgatitje galenike në forma të ndryshme farmaceutike. Brenda 24 orëve, ne mund të realizojmë përgatesat e ndryshme, të rekomanduara me recetë nga mjekët specialistë. Përveç tyre, tek ne do të gjeni edhe shumë përgatesa të tjera si; pomadën për bebe, pomadën antihemorhoidale, pomadën për thembra, pomadën për plagët e krijuara tek personat që qëndrojnë shtrirë, solucionin alkoolik kundër akneve, përgatitje për gojën e plot të tjera.

Kontratë me FSDKSH

Farmaci “Daja” dhe Farmaci “Daja 2” janë të pajisur me kontratë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), duke mundësuar ekzekutimin e të gjitha llojeve të recetave me rimbursim, për të gjithë kategoritë e pacientëve.

Matje e presionit arterial

Ju ndihmojmë të kontrolloni dhe monitoroni presionin arterial, nëpërmjet pajisjeve të sakta dhe të besueshme dhe të njiheni me vlerat e tij, rrahjeve të zemrës, praninë ose jo të aritmisë etj.

Matje e glicemisë. Analizë gjaku e shpejtë dhe pa dhimbje

Analizë gjaku e shpejtë dhe pa dhimbje.
Nëpërmjet një pike gjaku të marrë në gisht, me një shpim sipërfaqësor, pranë farmacive tona mund të njiheni me vlerën e glicemisë (niveli i glukozës në gjak), parametër i rëndësishëm për diagnostikimin dhe monitorimin e sëmundjes së diabetit. Kjo analizë këshillohet të kryhet esëll në mëngjes dhe/ose 2 orë pas ngrënies.

Matje e peshës trupore

Nëpërmjet peshores elektronike, bëhet matje e peshës, gjatësisë, llogaritje e indeksit trupor-BMI dhe peshës ideale.
BMI-(Body Mass Index) është një parametër që rrjedh nga raporti i peshës me gjatësinë në katror të një individi. Ai tenton të kuantifikojë masën (muskuj, ind dhjamor dhe kocka) e një individi dhe ta kategorizojë atë si nënpeshë, peshë normale, ideale ose mbipeshë.