Rreth Nesh

Kush Jemi
Misioni
Stafi
Farmaci Daja
Farmaci Daja 2
Kush Jemi

Të qenit farmacist në familjen Daja nuk është thjesht një profesion, por edhe një pasion i trashëguar në breza. I pari që e nisi traditën ishte Mati’ Daja, për të vijuar më pas me djalin, z. Kolec Daja dhe bashkëshorten e tij, motrën Flora Gazulli, dy djemtë e z. Kolec, bashkëshortet e tyre dhe dy mbesa e dy nipër të tij. E para ndër farmacitë që nisi punën në dhjetor të vitit 1997 ishte Farmaci “Daja”, nën drejtimin e farmacistit me përvojë z. Kolec Daja. Me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e farmaceutikës, si në farmaci, në laborator ashtu edhe në drejtim, ai iu përkushtua krijimit dhe ngritjes së farmacisë, duke ofruar një shërbim profesional dhe duke punuar për zgjerimin e vazhdueshëm të gamës së produkteve të ofruara, krahas medikamenteve mjekësore.

Që në fillimet e saj, farmacia kishte laboratorin e saj galenik, një ambient i veçantë i pajisur me aparaturat e nevojshme, lëndët e para e ndihmëse për prodhimin e përgatesave të ndryshme galenike; si kremra, pomada, solucione, ovule, pluhura etj.
Pasioni, profesionalizmi dhe puna e palodhur bënë të mundur që farmacia të rritej shpejt, e të krijonte emrin dhe klientët e besuar.
Në gusht të vitit 2009 u hap Farmaci “Daja 2”, nën drejtimin e z. Donald Daja.

Sot, farmacitë Daja kanë një staf prej 17 farmacistësh të kualifikuar dhe falë gamës së gjerë të produkteve e shërbimeve të ofruara, profesionalitetit dhe seriozitetit janë kthyer në një pikë referimi për shumë banorë të Tiranës dhe më gjerë.

Krahas medikamenteve, Farmacitë“Daja”ofrojnë një gamë të gjerë produktesh të tilla si; produkte dermokozmetike, ortopedike, për fëmijë dhe nëna, produkte për flokët, për një higjienë të mirë, integratorë të ndryshëm dhe medikamente bimore, produkte për persona që merren me aktivitet fizik, aparate mjekësorë etj. Ndër shërbimet që ofrohen, përveç konsulencës, janë edhe përgatitjet galenike, tregtimi i barnave me rimbursim si dhe matjet e disa parametrave mjekësorë (glicemi, presion arterial, peshë trupore etj).

Misioni


Prej shumë vitesh, misioni ynë është të ofrojmë një shërbim të karakterizuar nga profesionalizmi, kompetenca dhe mirësjellja, gjithnjë në shërbim të pacientit.
Nëpërmjet një stafi me eksperiencë, mundohemi të kontribuojmë në mirëqënien e pacientit, përmes këshillave të duhura dhe përgjigjes më adeguate.
Punojmë për të mbështetur, jo vetëm profesionalisht por edhe moralisht e psikologjikisht pacientin, në rrugën e qasjes ndaj sëmundjes dhe rritjen e cilësisë së jetës.
Në fokus të punës sonë të përditshme është edhe edukimi për një stil jetese të shëndetshëm, duke qënë se të parandalosh është më mirë se të kurosh.

Stafi


Farmacitë Daja kanë një staf të kualifikuar prej 21 farmacistësh, që shërbejnë me profesionalizëm dhe etikë dhe ndjekin vazhdimist seminare dhe konferenca të edukimit dhe kualifikimit në vazhdim.

Farmaci Daja

Kolec DAJA

Themelues, Administrator & Drejtues teknik.

  • Flora GAZULLI – Farmaciste
  • Gentian DAJA – Farmacist
  • Lindita ALIMEHMETI – Farmaciste
  • Raimond DAJA – Farmacist
  • Iris ALIMEHMETI – Farmaciste
  • Blina JAUPLLARI – Farmaciste
  • Egi ZENELAJ – Farmaciste
  • Hajrunisa HOXHA  – Farmaciste
  • Megisa KORANI – Farmaciste

Farmaci Daja 2

Donald DAJA

Administrator & Drejtues teknik

  • Ina BULKU – Farmaciste
  • Alma HASKO – Farmaciste
  • Enxhi ANDREA – Farmaciste
  • Zhivjanka RRIDO – Farmaciste
  • Jona BRINJA – Farmaciste
  • Lindjela SHUMKA – Farmaciste
  • Tea MIHO – Farmaciste
  • Sueda GEGA – Farmaciste
  • Eldisa QOKU – Farmaciste
  • Nekida KUÇO – Farmaciste
  • Noada SELAMI – Farmaciste
  • Elma ZAKA – Konsulente Bukurie