Tel:+355 4 2340 339

[email protected]

Moringa Oleifera!

Postuar në: March 20, 2019

Keni dëgjuar për Moringën? – Njihuni me “superushqimin” më të ri.

Është quajtur ndryshe edhe si ” Pema e mrekullisë”.

Moringa Oleifera është një bimë që e ka origjinën në zonën ekuatoriale dhe prej mijëra vitesh është përdorur për vetitë e saj çudibërëse, ushqyese dhe kuruese.

E pasur me antioksidantë, proteina, vitamina dhe minerale në sasi të mëdha, kjo bimë është konsideruar si një ilaç natyror për më shumë se 300 lloje sëmundjesh.

Gjethet e Moringës përmbajnë më shumë vitaminë A se karrotat, më shumë vitaminë C se portokallet, më shumë kalçium dhe proteina se qumështi dhe më shumë kalium se bananet.

Që në lashtësi, gjethet, rrënjët, farat dhe lulet janë përdorur për të shëruar një sërë sëmundjesh si: çrregullimet e stomakut, diabetin, astmën bronkiale, artritin, epilepsinë, çrregullimet e gjëndrës tiroide, anemitë, sëmundjet neurodegjerative, infeksionet bakteriale, virale dhe mykotike.

Studime të shumta kanë vërtetuar efektet pozitive të Moringës në funksionimin e mëlçisë, lëkurën dhe flokët, kockat, sistemin kardiovaskular, në funksionimin e veshkave, të sistemit imunitar, në shëndetin e syve dhe në parandalimin e sëmundjeve tumorale.

Moringa plotëson nevojat e organizmit me shumë lëndë ushqyese, siç janë proteina, fibra, vitamina dhe minerale, përfshirë edhe disa aminoacide esenciale që trupi nuk i prodhon dot por duhet t’i sigurojë nëpërmjet ushqimit.

Kjo bimë përmban lëndë me veti anti-oksidante dhe antiinflamatore, ndër të cilat edhe vitaminë C në sasi të madhe. Pikërisht këtyre lëndëve i atribuoen vetitë anti-plakje të të moringës, efekti i forcimit të sistemit imunitar e ai anti-kancerogjen dhe parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare. Vitamina C ndikon në eleminimin e radikaleve të lira dhe merr pjesë në sintezën e kolagjenit, proteinës më të rëndësishme në organizmin tonë, që gjendet në lëkurë, kocka, muskuj, enë gjaku & kërce. Ajo nxit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe njëkohësisht pengon formimin e nitrosaminës, një lëndë kancerogjene që formohet nga substanca si nitritet dhe nitratet, gjithashtu lëndë kancerogjene, të gjendura te ushqimet e kontaminuara, duhani etj.

Në sajë të vitaminave të grupit B që përmban, Moringa nxit metabolizmin në organizëm, duke ndikuar pozitivisht në rënien në peshë dhe kontrollin më të mirë të saj.

Përmbajtja e hekurit në gjethet e moringës, së bashku me vitaminën C dhe vitaminat B, që stimulojnë përthithjen e hekurit dhe prodhimin e rruazave të kuqe sjell një efekt antianemik thelbësor për organizmin.

Vitamina K në përmbajtje, i jep Moringës vetitë e saj koagulante, të dobishme në rastet e hemorragjisë dhe efektin pozitiv në parandalimin e osteoporozës, si pasojë e nxitjes së metabolizmit në nivel kockor dhe depozitimit të kalçiumit në kocka.

Për të gjitha këto vetitë e saj ushqyese dhe kurative Moringa e meriton cilësimin “superushqim” dhe këshillohet të përfshihet në dietën ushqimore të fëmijëve dhe të të rriturve, pa asnjë efekt anësor të provuar deri tani.