Higjena orale për bebet dhe fëmijët Këshilla për dhëmbë të shëndetshëm.

Higjena orale për bebet dhe fëmijët Këshilla për dhëmbë të shëndetshëm.

A e dini se përkujdesja për higjenën orale duhet të fillojë që në moshë fare të vogël? Ju mund të kujdeseni që vogëlushët tuaj të mësojnë çdo gjë rreth pastrimit të dhëmbëve nëpërmjet këtyre këshillave:

Foshnjat 0-2 vjeç

Duke qenë se në këtë moshë fëmijët janë tepër të vegjël për t’u kujdesur për veten, jeni ju ata që duhet të kujdeseni më së miri për higjenën e tyre orale.

• Mbështillni gishtin tregues me një garzë të pastër dhe pastroni mishrat e dhëmbëve brenda dhe jashtë pas çdo vakti.

• Sigurohuni që foshnja juaj të ushqehet shëndetshëm. Shmangni lëngjet dhe ushqimet me sheqer të shtuar.

• Mos përdorni për të vegjëlit tuaj pastë me fluor nën moshën 2 vjeç.

• Caktoni të paktën një takim me dentistin para se foshnja juaj të bëjë 1 vjeç.

• Pas muajit të 12-të, këshillohet që lëngjet, të mos konsumohen në shishe biberoni por në gotë trajnuese.

Fëmijët 2-5 vjeç

Pas moshës 2 vjeçare, të vegjlit tuaj, janë më të aftë për të kuptuar e për këtë arsye mund të fillojnë të kujdesen për higjenën orale nën kundesin tuaj.

Kini parasysh këto këshilla:

• Ata mund të fillojnë të lajnë dhëmbët e tyre vetë që në moshën 2 vjeçare, por mund të kenë nevojë për ndihmën tuaj të paktën deri në moshën 5 vjeç.

• Mësoni fëmijët të përdorin sasinë e duhur të pastës së dhëmbëve me fluor (sa 1 kokërr bizele). Mos i lejoni kurrsesi ta gëlltisin pastën e dhëmbëve, edhe nëse ajo ka shije të këndshme frutash.

• Zgjidhni furçë me kokë të vogël, fije të buta dhe bisht që mbahet lehtësisht nga fëmijët.

• Mësojini fëmijët t’i pastrojnë dhëmbët fillimisht nga ana e brendshme e më pas jashtë. Mos harroni kurorën e dhëmbëve! Në këtë mënyrë, pastrimi është më i plotë dhe nuk anashkalohen zonat e vështira për t’u pastruar.

• Zgjidhni një orar larg orës së gjumit për fëmijët tuaj në mënyrë që ata mos të jenë të lodhur për të pastruar dhëmbët siç duhet.

Fëmijët mbi 5 vjeç

Nëse deri në këtë moshë ju keni qenë pranë tyre me këshillat e duhura për një higjenë orale sa më të mirë, ata do të janë të aftë të kujdesen vetë për dhëmbët e tyre mjaft mirë. Megjithatë, serish janë disa pika që duhet t’i keni parasysh.

• Këshilloni vazhdimisht fëmijët të pastrojnë dy herë në ditë dhe të përdorin fillin dentar.

• Shpjegojini rëndësinë e ndërrimit të furçës së dhëmbëve çdo 3 muaj.

• Mos neglizhoni vizitat tek dentisti edhe nëse ju nuk shihni asnjë problem apo edhe nëse fëmija juaj nuk ankohet për dhimbje.

• Tregoni kujdes me dietën ushqimore të fëmijëve. Shmangni sheqerin e tepërt dhe mbajini larg konsumit të çamçakëzëve.

• Tregoni kujdes në përzgjedhjen e produkteve të higjenës dentare. Përshtasni produktet me moshën e fëmijëve tuaj.