Tel:+355 4 2340 339

[email protected]

Djegien nga dielli – si ta parandalosh dhe trajtosh

Postuar në: August 4, 2022

Dielli sjell shumë përfitime për të gjithë ne. Gjatë ekspozimit në diell organizmi fillon të sintetizojë vitaminën D, një vitaminë shumë e rëndësishme për organizmin, e cila mbështet funksionin normal të sistemit imunitar, forcon kockat, dhëmbët etj. Gjithashtu është vënë re që ekspozimi në diell përmirëson humorin dhe pakëson depresionin, pasi rrit nivelin e serotoninës.

Por përveç anëve pozitive, ekspozimi në diell ka dhe anët negative.

Ekspozimi i tepërt sjell dëmtime të pariparueshme në lëkurë. Më të rrezikuar për djegie nga dielli janë përsonat me lëkurë në ngjyrë më të çelët.

Për këtë arsye rekomandohet që para çdo ekspozimi në diell të aplikohet një krem/locion/qumësht me faktor mbrojtës.

Ndër produktet e domosdoshme që duhet t’i kemi gjithmonë me vete gjatë periudhës së verës përmendim:

  • një krem me SPF50 për fytyrën;
  • një krem me SPF30 ose SPF20 për trupin;
  • kapele;
  • syzet e diellit.


Çfarë është djegia nga dielli?

Djegia nga dielli nuk është gjë tjetër veçse përgjigjia e lëkurës ndaj një ekspozimi të shtuar në diell. Djegia nënkupton që lëkura juaj është dëmtuar. Shenja e parë e djegies së lëkurës është skuqja.

Mund të shoqerohet edhe me ndjesi djegieje, dhimbje, temperaturë, lodhje dhe më rrallë me nauze, të përzjera, dhimbje koke etj.

Në rastet e djegieve ekstreme mund të përjetoni simptomat e mëposhtme:

  • ulje të presionit të gjakut;
  • gjendje të fikëti;
  • këputje;
  • konfuzion;
  • shenja infeksioni;
  • mungesë urinimi.

Shkalla e djegies varet nga lloji i lëkurës dhe koha e ekspozimit në diell.

djegie nga dielli


Si të parandalosh djegien nga dielli

Si për çdo problem tjetër shëndetësor, edhe në këtë rast vlen shprehja “më mirë të parandalojmë se të kurojmë”.

Më poshtë janë disa këshilla se si të parandaloni djegiet nga dielli:

  • Qendroni në vende me hije, sidomos në oraret kur dielli është shumë i fortë;
  • Vendosni gjithmonë kapele;
  • Mbani dhe vendosni syzet e diellit për të mbrojtur sytë tuaj;
  • Shmangni ekspozimin në kohën kur rrezatimi diellor është shumë i fortë;
  • Përdorni gjithmonë dhe riaplikoni rregullisht krem me faktor mbrojtës.


Si të trajtosh lëkurën e djegur nga dielli?

Trajtimi i djegieve nga dielli në lëkurë synon të pakësojë skuqjen dhe inflamacionin e lëkurës dhe të qetësojë dhimbjen.

Nëse jeni në një vend të izoluar, në një fshat të vogël apo dhe në një zonë të thellë, ku nuk ka qëndër shëndetësore ose farmaci dhe digjeni nga ekspozimi për një kohë të gjatë në diell MOS KRIJONI PANIK.

Si fillim vendosni kompresa të ftohta në zonën ku jeni djegur, ose bëni një banjë me ujë të ftohtë.

Rrini të hidratuar – pini sa më shumë ujë dhe lëngje gjatë ditës.

Shmangni daljen në diell.

Nëse keni me vete një xhel apo krem me përmbajtje Aloe Vera aplikojeni në zonën e djegur të lëkurës disa herë në ditë. Përpara se të aplikoni xhelin/kremin vendoseni në frigorifer që të freskohet. Kjo do ju bëjë të ndjeheni më mirë.

Nëse ndjekja e këshillave të mësipërme nuk jep rezultatin e duhur dhe keni dhimbje, mund të merrni një medikament me veprim analgjezik (qetësues për dhimbjen). Barnat OTC  (barna që merren pa recetë nga mjeku) si ibuprofeni mund t’ju vijnë në ndihmë.

Në disa raste lind nevoja e aplikimit të një kremi me bazë kortizoni. Ai pakëson skuqjen, kruarjen dhe ul inflamacionin.

Nëse në lëkurë janë krijuar flluska, mos i çani ato. Lerini që të largohen vetë. Nëse ndonjëra prej flluskave çahet, pastrojeni me ujë dhe mundohuni ta mbani pastër që të zvogëlohet mundësia e shfaqjes së një infeksioni.

Nëse lëkura rripet mund të përdorni një krem hidratues/ushqyes.


Disa produkte të dobishme për trajtimin e djegieve nga dielli në kushte shtëpie:

Kategoria 1: Kremra me veprim lokal

Kategoria 2: Kompresa për terapi në të ftohtë


Kategoria 3: Barnat AIJS – Medikamente që qetësojnë dhimbjen dhe ulin inflamacionin: