Tel:+355 4 2340 339

[email protected]

Dieta Tisanoreica nga Gianluca Meh

Postuar në: January 19, 2021

Pamja është tepër e rëndësishme në ditët e sotme. Të gjithë kërkojnë të jenë elegantë, të kenë peshë trupore optimale, por njëkohësisht nuk dëshirojnë të heqin dorë nga ushqimi.

Përdorimi i dietave ushqimore është sa efikas, aq dhe problematik. Është problematik në rastet kur njerëzit me ”dietë ushqimore” nënkuptojnë mos konsumimin e ushqimit për ditë me rradhë. Kjo, është një mënyrë joefikase dhe tepër e dëmshme për organizmin.

Keni dëgjuar për dietën tisanoreike? Në këtë artikull blogu do t’ju prezantojmë pikërisht me këtë protokoll ushqimor dhe veçantitë e tij.

Gianluca Mech është një nutricionist dhe njëkohësisht pjesëtar i një familjeje me ekspertë të fitoterapisë. Ai ka krijuar dietën Tisanoreica, për t’u ardhur në ndihmë të gjithë njerëzve që duan të humbasin peshë trupore.

Dieta Tisanoreica u krijua bazuar në njohuritë në fushën e erboristerisë dhe fitoterapisë, por mbi të gjitha në traditën shumëvjeçare familjare mbi Decottopian.

Emri Decottopia do të thotë “metoda e 10 bimëve”. Kjo metodw konsiston në ekstraktimin e përbërësve aktivë të 10 bimëve në trajtë të lëngët, pa shtuar alkool, sheqer, konservues apo gluten.

Decottopia është një metodë antike e transformimit të bimëve medicinale, në trajtë të lëngshme, pa i humbur vetitë e tyre dhe nëpërmjet një proçesi të trashëguar brez pas brezi. Kjo traditë ka lindur për t’i ardhur në ndihmë shëndetit dhe mirëqenies së njeriut.

Çfarë është dieta Tisanoreica?

Tisanoreica është një protokoll ushqimor, që synon humbjen e peshës trupore, duke nxitur atë rrugë metabolike që çon në formimin e ketoneve.

Dieta Tisanoreica është një dietë hipoglicemike, normoproteinike dhe hipokalorike.

Baza e dietës është përdorimi i ekstrakteve bimore ujore.

Çfarë përfshin dieta Tisanoreica?

Produktet e dietës Tisanoreica ndahen në 3 kategori:

  • Produktet e linjës Decottopia bazohen në teknikën e ekstraktimit të bimëve, nëpërmjet ujit, pa përdorur alkool, konservues apo sheqer.
  • Ushqimet ”origjinale” Tisanoreica – janë ushqime të shijshme, që përmbajnë aktivizuesin Tisanoreic (përzjerje e 10 bimëve që ndihmojnë në rënien në peshë).
  • Ushqime të përditshmërisë – Dieta Tisanoreica nuk iu bën të hiqni dorë nga ushqimet e shijshme, por ju jep mundësinë t’i kombinoni ato me produktet e dietës, për një rezultat sa më të arrirë.

Sa zgjat dieta Tisanoreica dhe në çfarë konsiston?

Dieta Tisanoreica mund të zgjasë nga 20 – 42 ditë. Kjo varet nga organizmi i personit dhe nga rezultati që synon të arrijë. Gjatë kësaj kohe personi mund të humbasë 6-12 kg. Dieta konsiston në eleminimin total të karbohidrateve në fazën e parë dhe mbajtjen e niveleve normale të yndyrnave dhe proteinave. Mungesa e karbohidrateve çon në fillesën e proçeseve gjatë të cilave formohen ketone. Kjo, mundëson një humbje të shpejtë të peshës trupore. Dieta Tisanoreica ka si bazë ushqimet e linjës Tisanoreica, të pasura me aminoacide dhe të formuara nga ekstrakte bimore që rrisin tretjen dhe përthithjen e proteinave.

Dieta është e programuar në 4 faza:

  1. Faza depurative – është faza e parë që zgjat 3-6 ditë. Ndodh pastrimi i mëlçisë dhe limfës. Përgatitet organizmi për fazën intensive.

Për këtë fazë përdoret kiti Slim-depur, i cili ka një kohëzgjatje prej 6 ditësh. Përmban 12 pije (me shije kakaoje, kapuçino dhe qumështi), 2 suplemente të linjës Decottopia (Depurativo – 250 ml dhe Snellente – 500 ml), 1 mikser dhe 1 menu.

  1. Faza intensive – zgjat vetëm 7 ditë, nëse dieta do të jetë 20 ditore. Synon të eleminojë të gjithë sheqernat. 2-3 ditë mbas fillimit të dietës trupi do të ketë harxhuar të gjitha rezervat e sheqernave dhe do të fillojë të djegë yndyrnat për të përftuar energji.

Kombinohen 3-6 vakte me ushqime Tisanoreike me perime dhe me 1 vakt proteinik. Gjatë kësaj faze është vënë re një humbje prej 2 kg në peshën trupore. Rekomandohet që të përdoren dhe produkte të linjës Decottopia gjatë kësaj faze.

  1. Faza e balancimit – zgjat 8 ditë. Përfshin edhe ushqime që përmbajnë karbohidrate sip.sh oriz, makarona, bukë integrale. Është i parashikuar dhe përdorimi i produkteve të linjës Decottopia.
  2. Faza mbajtëse– është faza më e rëndësishme, pasi është e domosdoshme të ruhet pesha që është përftuar, pasi janë ndjekur 3 fazat e tjera.

Për këtë fazë janë 2 opsione.

  • dieta post-tisanoreica – zgjat 3-6 muaj. Shqyrtohet cilësia dhe sasia e ushqimeve që do të konsumohen. Kërkohet nga qëndra kërkimore një dietë e balancuar, e shëndetshme për një afat të gjatë kohe.
  • dieta post-Style – synon kryerjen e një testi ADN-je në laboratoret Mech. Në bazë të të dhënave gjenetike krijohet dieta specifike.

Të gjitha këto faza janë të këshillueshme, por jo të domosdoshme.

Kush nuk duhet ta ndjekë dietën Tisanoreica?

Dietën Tisanoreica nuk duhet të ndiqet nga:

  • gratë shtatzëna;
  • personat me diabet tip I;
  • personat që vuajnë nga sëmundje të zemrës dhe veshkave;
  • fëmijët dhe adoleshentët.

Dieta më e shpejtë?

Dieta 3 ditore Tisanoreica është një ndër dietat më të shpejta, që synon humbjen e 2-3 kg për vetëm 3 ditë.

Përmban:

  • suplementin Diur-Mech 250 ml – i përftuar nga ekstrakte ujore të bimëve të ndryshme. Ndihmon në drenimin e lëngjeve;
  • suplementin Vigor-Mech 250 ml – suplement i përftuar nga ekstrakte ujore të bimëve. Nxit metabolizmin ;
  • 4 pije me shije kakaoje – ju ndihmon të ndiheni energjikë gjatë ditës dhe largon ndjesinë e urisë;
  • një përzjerës;
  • 1 menu 3 ditore që duhet të ndiqni gjatë këtyre ditëve.

Dëshironi një dietë intensive, të thjeshtë dhe të lehtë për t’u ndjekur?

Ju prezantojmë dietën 7 ditore intensive Tisanoreica. Kiti përmban:

  • 1 menu me ushqimet që duhet të konsumoni gjatë këtyre ditëve;
  • 1 përzjerës;
  • 8 pije me shije kakaoje;
  • 4 pije me shije kapuçinoje;
  • 4 pije me shije qumështi;
  • 4 pije me shije çokollatë të zezë të hidhur;
  • 4 pije me shije perimesh;
  • 5 porcione makaronash (250g);
  • 1 bustinë me efekt tonik 30 ml;
  • 1 produkt me veti depurative 30ml;
  • 1 produkt me veti drenuese 30ml.

Duke ndjekur dietën 7 ditore mund të humbasësh 2-3 kg për 7 ditë.

Për të kompletuar fazën e dytë të rënies në peshë dhe për të ndihmuar në drenimin e lëngjeve Gianluca Mech prezanton kitin 8 Ditor të dietës Tisanoreica. Kiti përmban:

  • 8 pije me shije kakaoje;
  • 8 pije me shije kapuçinoje;
  • 8 pije me shije qumështi;
  • stick të linjës Decottopia 30 ml me veti depurative, rregulluese intestinale dhe diuretik;
  • 1 menu.