5 përgatitje galenike nga Farmaci Daja që një nënë e re duhet ti ketë patjetër!

5 përgatitje galenike nga Farmaci Daja që një nënë e re duhet ti ketë patjetër!

Me siguri shumë nëna të reja dhe femra që janë në pritje të ëmbël pyesin veten, se cilat janë produktet më efikase për to dhe vogëlushët e tyre. Sigurisht që sot, ka mjaft alternativa zgjedhjeje, produkte të shumëllojshme të cilat janë krijuar vecanërisht për nënat dhe bebushat e vegjël.

Ju tregojmë 5 përgatitje galenike nga Farmaci Daja që cdo nëne do t’ia sugjeronim me bindje:

Pomadë për strija

Pas 3 mujorit të parë të shtatzënisë, sidomos për nënat e reja që kanë lëkurë të thatë, por jo vetëm, këshillohet përdorimi I një kremi/vaji/xheli/pomade për strija. Pomada për strijat e prodhuar në laboratorin e Farmaci Daja është efikase në parandalimin e strijave, nëse përdoret para krijimit të tyre.

E përshtatshme për përdorim në të gjitha zonat e predispozuara për strija (kofshë, pjesa e barkut, krahë, gjoks), gjatë shtatzënisë ose ndryshimeve të mëdha në peshë. Formuluar me bazë të yndyrshme që zbut dhe hidraton lëkurën për kohë të gjatë. 2 nga elementët që vlejnë të përmenden janë vaji i bajames, i cili ushtron veprim zbutës dhe ka efekt pozitiv në rritjen e elasticitetit të lëkurës, dhe vitamina E e cila ushqen, zbut dhe rigjeneron lëkurën.

Pomadë për bebe

Të gjithë e kanë dëgjuar të paktën një herë pomadën për bebe nga Farmaci Daja. Prej vitesh në treg, pomada me vitamina për ndërrim të përditshmëm është zgjedhja e shumë nënave. Me veti rigjeneruese, zbutëse dhe qetësuese të irritimeve të lehta. Thith lagështirën dhe nuk lejon kontaktin e saj me lëkurën.


Pastë për bebe

Një tjetër përgatitje që nuk duhet tju mungojë është pasta me vitamina për ushqimin e lëkurës, me lëndë zbutëse dhe oksid zinku. Me veti rigjeneruese, zbutëse dhe qetësuese të irritimeve dhe skuqjes së lëkurës. Sa herë që të vegjlit tuaj skuqen apo irritohen në zonën e pelenave, pasta me oksid zinku do t’ju rikthejë qeësinë, pasi thith shumë mirë lagështirën dhe nuk lejon kontaktin e saj me lëkurën.

Pomada antihemorroidale për gratë shtazëna

Gjatë shtatzënisë dhe laktacionit, është shumë e vështirë për një nënë të re të gjejë produkte që mund t’i përdorë pa dëmtuar veten dhe vogëlushët. Të gjitha nënat e dinë se një nga problematikat më të hasura gjatë kësaj periudhe janë hemorroidet. Nëse deri tani mendonit se nuk ka zgjidhje për këtë problem, kjo pomadë e yndyrshme për mjekimin e simptomave të hemorroideve të jashtme ju vërteton të kundërtën!

Përmban anestezinë(me veprim anestetik lokal) për të qetësuar dhimbjet dhe ndjesinë e pakëndshme të kruarjes. Gjithashtu përmban lëndë zbutëse dhe freskuese për një efekt më të mirë qetësues.

Ragade gjiri

Derisa vogëlushët tuaj të mësojnë të pijnë qumështin e gjirit në mënyrën e duhur, me shumë mundësi ju do të keni dëmtim të kokave të gjirit. Por mos u shqetësoni! Edhe për këtë ka një zgjidhje. Përgatesa e gjirit e krijuar në laboratorin e Farmaci Daja do të jetë shpëtimi juaj. Edhe pse shumë nga nënat e reja nuk preferojnë produkte me shpëlarje, për një produkt të tillë ia vlen mundimi. I aplikuar rregullisht pas gjidhënies, me kusht që të shpëlahet sa herë ushqehet foshnja, pomade me acid tanik, acid borik dhe glicerinë kuron më së miri kokat e gjirit. Rigjenerimi ndodh në një kohë të shkurtër, ndërkohë që butësia zgjat.

Këto produkte tepër të vecanta por shumë efektive mund t’i gjeni në të dy pikat e Farmaci DAJA. Për ju që nuk keni mundësi të lëvizni, për ju që jeni jashtë Tirane apo dhe për ju që doni kohën tuaj për t’i parë dhe studiuar këto produkte, mund t’i kërkoni dhe t’i porosisni në FarmaOn, një mundësi që Farmaci Daja ofron për të qenë sa më pranë të gjithëve ju, 24/24.