Tel:+355 4 2340 339

[email protected]

3 hapa drejt një të ardhmeje më të mirë

Postuar në: October 17, 2022


Nëse jeni prind, gjithçka që mund të mendoni është e ardhmja e fëmijës tuaj dhe si ta përmirësoni atë. Së pari dëshironi të siguroni një zhvillim të mirë për fëmijën, që të të rritet i fortë e i shëndetshëm, dhe së dyti, dëshironi një mjedis të sigurt për të dhe brezin që do të vijë.

Për disa prindër, kjo nënkupton përdorimin e produkteve organike. Këto produkte të natyrës po bëhen gjithnjë e më shumë të rëndësishëm, për shumë arsye ku përveç shëndetit, janë edhe ruajtja e mjedisit dhe shqetësimet në lidhje me mirëqenien e kafshëve.

Çdo gjë që nis me natyrën duhet t’i qëndrojë besnike asaj. Kjo është mënyra e natyrshme për të jetuar dhe kështu duam që të vegjëlit tanë të rriten.

# Hapi i parë i rëndësishëm është të siguroheni vazhdimisht për të mbajtur të fortë sistemin imunitar.

Për shumicën e fëmijëve të vegjël, përvojat e reja dhe zakonet e mira të të ngrënit janë mundësi për prindërit, që t’i përgatisin ata për udhëtimin e tyre drejt moshës madhore dhe të përpiqen të ndërtojnë dhe forcojnë sistemin imunitar të tyre.

Ushqyerja është një nga ndërveprimet më të rëndësishme midis prindit dhe fëmijës në 3 vitet e para të jetës. Gjatë kësaj kohe trupi dhe truri i fëmijës po zhvillohen dhe po rriten, kështu që duke zgjedhur me kujdes ushqimin, mund të bëni shumë për të vazhduar të forconi sistemin imunitar të fëmijëve.

Ndërsa nuk mund të kufizoni të gjithë ekspozimin ndaj ndotjes në mjedis, ka zakone të shëndetshme që mund të adoptoni që mund t’i japin një nxitje sistemit imunitar. Zgjedhja e ushqimit organik për fëmijët mund të ndihmojë në edukimin e fëmijës me zakone të shëndetshme të të ushqyerit në të ardhmen.

#Hapi i dytë Zgjedhja organike për fëmijët tanë si një fillim i arsyeshëm.

Zgjedhjet që mund të bëjmë në jetën tonë të përditshme për të mbrojtur mjedisin, për të mirën e të gjithëve, të ardhmes së fëmijëve tanë dhe planetit gjithashtu, mund të jenë më “të gjelbra”. Bujqësia organike funksionon duke ndjekur natyrën. Pra, ne mund të zgjedhim alternativa të gjelbra që bëjnë gjithashtu një mjedis të vërtetë dhe të qëndrueshëm.

Produktet që përputhen me rregullat e prodhimit organik mbajnë etiketën BIO, e cila është përcaktuar rreptësisht dhe ndihmon konsumatorët të identifikojnë produktet organike që ndjekin specifikat e standardeve e qëndrueshmërisë dhe sigurojnë ushqimin e shëndetshëm me një ndikim minimal në mjedis. Produkti organik nënkupton cilësi të lartë, ushqim i shëndetshëm dhe mbrojtje e mjedisit dhe kafshëve. Të paktën 95 përqind e përbërësve në ushqimet e përpunuara duhet të vijnë nga kultivimi organik, në mënyrë që produkti të quhet organik.
 

#Hapi i tretë Përdorim më i shëndetshëm dhe më i qëndrueshëm i burimeve natyrore.

Bujqësia organike konsiderohet gjerësisht si një alternativë shumë më e qëndrueshme kur bëhet fjalë për prodhimin e ushqimit. Ka tendencë të jetë më e mirë për mjedisin dhe përfshin kultivimin e bimëve dhe rritjen e kafshëve në mënyra natyrore. Kjo rezulton në cilësi më të mirë të tokës dhe reduktim të ndotjes, gjë që rrit biodiversitetin dhe mirëqenien e ardhshme të njerëzve, natyrës dhe kafshëve.

 

E ardhmja që zgjedhim varet nga vendimet që marrim për veten dhe për fëmijët tanë SOT.

Pra, është koha për të bërë një hap më shumë drejt një të ardhmeje më të mirë – një të ardhme në të cilën njerëzit dhe natyra lulëzojnë së bashku.