Puna jonë mbështetet në literaturën bashkëkohore e në formularin farmaceutik. Punojmë me korrektesë e saktësi, si në përgatitjen e formave magjistrale, të përshkruara nga mjekët specialistë ashtu edhe në përgatitjen e formave oficinale, që mund t’i gjeni në çdo kohë pranë farmacive tona. Ndër to përmendim: pomadën për të porsalindur që përdoret gjërësisht dhe vjen në dy forma; për përdorim të përditshëm në parandalimin e skuqjes dhe pomada në rast të irritimeve të lehta e pasuruar me oksid zinku.
Gjithashtu përmendim kremin ushqyes për fytyrën, pomadën kundër strijave, pomadën anti-hemorroidale, pomadën për thembra, pomadën anti-decubitus për plagët te personat që qëndrojnë shtrirë, solucionin alkoolik kunder akneve, solucionin kundër kallove e plot të tjera.
Për më shumë informacion, në lidhjet me përgatitjet dhe shumëllojshmërinë e tyre ju ftojmë t’i drejtoheni stafit tonë!
Kliko këtu dhe bli online përgatitjet tona galenike!